• |
ide | kryesore

Ali Ahmeti, rojtari i Gruevskit

Arkiva, Ide
baton_1.jpg



Gjithë dynjaja ia qan hallin se kishte humbur atdheun. Se për vite nuk e kishte takuar nënën. Njëzetepesë vitet e mungesës së tij ruanin kujtimet për mungesën e tij, në kohën kur ruanin delet bashkë. Por fshatarët nuk kishin provuar asnjë mall për të. Ata e kishin harruar, por Ali Ahmeti kishte vuajtur nga malli edhe pse nuk i ishte kujtuar asgjë për vendin e tij pas ikjes.
Kur shkrimtari Kundera ka përshkruar nostalgjinë, domëthënjen e togfjalëshit, ka pas parasysh njerëzit si Ali Ahmetin dhe të ngjajshëm si ai. Dhembja nga malli për vendin, për kujtesën e fëmijërisë e bëjnë njeriun që mos të shohë të vërtetën. Fjala është për kthimin dhe mungesën e atdheut.
Kthimi në greqisht quhet nostos. Algos do të thotë vuajtje. Të dyja bashkë e bëjnë nostalgos. Kur deshifrohen këto dy fjalë atëherë nostalgjia është vuajtje që shkaktohet nga dëshira e paplotësuar për të përjetuar fëmijërinë dhe atdheun. Tokën, vendlindjen.
Ne shqiptarët e përdorim fjalinë nostalgjike: “kam mall për ty”.
Ali Ahmeti nuk e ka ditur dhe s'e ka mësuar se kujtesa po nuk u përdor dhe nuk freskohet me informata të kthen aty ku ke mbetur. Te fëmijëria. Nëse nuk ka biseda mes miqsh, ato kujtime largohen.
Dhe u desht një luftë për ta provuar rikujtuimin e të kaluarës. Por e kaluara i kishte humbur. I kishte mbetur vetëm pjesa aventuriere e nostalgjikut dhe kujtesa e fëmijërisë.
Në emër të epopesë së luftës së UCK-së, Ali Ahmeti nuk kishte kuptuar se nostalgjikët janë aventurierët më të mëdhenj. Ata kthehen te fëmijëria dhe jeta e munguar duke bërë jetë pa shije për të gjitha ato vite që janë jashtë në ekzil. Dhe duke e përdorur luftën si arsye kryesore. Por e vërteta po del të jetë fëmijëria e tij e lënë në gjysmë. Beteja me fqinjët se kush e ka kopenë më të madhe, por duke harruar esencën e betejës dhe përgjegjësinë e marrë për qytetarin në emër të një lufte.
Në emër të Nostalgjisë për fëmijërinë, për delet,  për fushat ku ato kullosin dhe rrisin numrin çdo vit vuajnë shqiptarët dhe Maqedonasit bashkë. Në emër të nostalgjisë për fëmijërinë harrohet kauza e qytetarit. Ata vuajnë në emër të deleve.
Ai ka qenë i bindur se po shkonte për të mos u kthyer më. Por nuk kishte kuptuar se sa vështirë është që të bësh një vend të merituar në botën e huaj. Ai mbeti të kujtesa e fëmijërisë dhe u shpall viktimë e merituar e kohës së diktaturës.
Por kthimin e pat të nostalgjikut. Nuk kiste kuptuar se çfarë ishte shteti dhe atdheu i tij i munguar. E shpalli veten viktimë dhe nisi kreun e udhëhqjes. Por nuk kishte harruar diçka. Fëmijërinë. Delet. Fshatin.
Në emër të deleve dhe fëmijërisë i la vetëm qytetarët. Shqiptarët u katandisën si është më keq. Ikën një qytet i tërë në përendim në emër të jetës më të mire (statistikat tregojne se kanë ikur 135000 shqiptarë nga Maqedonia për rrugët e botës). Ali Ahmeti të gjithë qytetarët, duke e ditur se sa i vështirë është përendimi,  I bëri si vetja. Nostalgjikë. Të pashpresë për një jetë më të mire. I bëri avanturier si veten. Vetëm për një arsye: i dha fuqinë Gruevskit për dhjetë vite. Dhe i la shokët të vriten pa kuptuar se vija e të qenurit terrorist, shpëtimtar dhe atdhetar është shumë e hollë.
Këtë epitet ta merr dhe ta jep politika.
Kur u nisën për liri dhe barazi me shokët, ishin të gjithë të barabartë. Tash pritet epiteti. Kush përfitoi dhe kush do të jetë terrorist.
Ata që po bëjnë krime në emër të shtetit apo ata që huqën rrugën në emër të një mashtrimi për një ideal të munguar.
Në këtë rast Aliu është me Gruevskin.
 
P.S: Më erdhi keq që Kryeministri shqiptar dhe Kryeparlamentari bashkë me minsitrin e Jashtëm, i bënë pranim publik liderëve që marrin pjesë në një regjim. Zgjatja e dorës regjimit kriminal do të thotë përkrahje. Këtu në asnjë mënyrë se ndan dot Gruevskin nga Ali Ahmeti.