• |
ide | kryesore

Deri tani e keni bërë në mënyrën e gabuar (foto)

Arkiva, Stil
16Xfw=--.jpg



Është e sigurt. Për gjithë jetën tuaj keni shkuar në banjë dhe e keni bërë në mënyrën e gabuar. Është studimi i Giulia Enders bërë për universitetin e saj në Gjermani që është kthyer në një libër mjaft të shitur. Libri “Zorrët simpatike” për muajin e kaluar u konsiderua bestseller në Gjermani. Sipas studimit, të ulesh në tualet nuk është mënyra më e mirë për të ndihmuar zbrazjen e zorrëve. Kjo sepse mekanizmi i mbylljes nuk është “projektuar në atë mënyrë që të hapet i gjithë sporteli” kur jeni të ulur. “Është njëlloj si një tub i kërrusur”– thotë autorja.

Cila është zgjidhja? Pozicioni i duhur kur shkoni në banjë është busti i përkulur, krahët para dhe gjunjët e ulur. Ky pozicion quhet “squat” dhe shton presionin e duhur në fundshpinë. “Janë mbi 1.2 miliardë njerëz që përdorin këtë pozicion kur shkojnë në banjë” – thotë Enders. Ata kanë më pak probleme me kapsllëkun dhe hemorroidet. /lapsi.al/