• |
ide | kryesore

Era Istrefi po don me bo treshe me Encën dhe Ledrin?

Arkiva, Paparazzi
era trelece.JPG



Ajo nuk para del në intervista e po ashtu shfaqjet në publik i ka të kufizuara. Por, kur ulet përballë një gazetari, Era Istrefi kujdeset të tregojë se është e lirshme dhe me plot humor. Pas batutës në “Top Show”, kur i tha Alban Dudushit, “unë jam dardha, Nora është molla” ndërsa atij iu drejtua – “ti je pjeshka”, motra e vogël e Nora Istrefit ka plasur një tjetër batutë në studion e Shukit. “A ke ndigju për treleqen?” – iu përgjigj Era gazetarit kosovar, kur ai e pyeti se cilin do të zgjidhte për marrëdhënie intime; Encën apo Ledrin. Me trileçe, nisur nga emri i ëmbëlsirës që bëhet me tre lloje qumështi, Era la të kuptohej se nuk do të donte të veçonte asnjërin, por të bëhej bashkë me të dy këngëtarët, e të shijonin të tre si ëmbëlsira.