• |
ide | kryesore

Historia/ Nga një studente e turpshme, në një punëtore seksi

Arkiva, Stil
1432315144-1432315117-1175616-330416327095386-103958906-n.jpg



Faji, apo merita u shkon i gjithi kurseve të edukatës seksuale që ndoqi në shkollë. Nga ai moment, seksi i pëlqeu shumë dhe e ktheu në profesion. Është historia e amerikanes Cookie Jane, një “shoqëruese seksi” 23-vjeçare që i ka treguar historinë e saj revistat “Mirror”.

E ka përshkruar rrugëtimin e saj, nga një shkollare e turpshme në një “shoqëruese” me 500 euro në orë si një kalim jo të zakonshëm. Sipas saj pika e kthesës ishte pikërisht kursi i edukatës seksuale që sipas saj “zgjuan te ajo një interes për seksin që nuk e kishte pasur më parë”.

Vendosi në moshën 19-vjeçare të braktisë shkollën dhe të merret me zanatin më të vjetër në botë. “19 vjeç nisa të punoja në një klub dhe një natë një prej klientëve e kuptoi që kisha punuar si prostitutë”. Ajo fiton deri në 6 mijë euro në javë, por thotë se nuk do ta bëjë gjithë jetën. “Do të dal në pension në moshën 30-vjecare. Shpresoj që të gjej një person për të krijuar një familje”. Pastaj duhet të vendosë nëse do t’i lejojë vajzat e saj në kurset e edukatës seksuale./lapsi.al/