• |
ide | kryesore

Trefishohet tregu i meshkujve eskortë, femrat duan vetëm sex

Arkiva, Stil
image.jpg



Shifrat e femrave që po paguajnë gjithnjë e më shumë për meshkujt eskortë janë rritur. Këtë rezultat e pohojnë studimet e bëra me gratë britanike të cilat nuk preferojnë më marrëdhënie të qëndrueshme e romantike.

Një rol të madh në këtë përfundim e kanë femrat në karrierë mbi të tridhjetat apo dyzetat të cilat kërkojnë vetëm të mbarojnë “punë”.

Disa prej tyre paguajnë jo vetëm për qejfin në dhomën e gjumit, por edhe për një mashkull që t’i bëjë shoqëri.

Studimet tregojnë se tregu i meshkujve që ofrojnë shërbimin e eskortës është trefishuar në pesë vitet e fundit, duke eklipsuar rritjen e kërkesës të femrave eskortë.

Ata numëruan profilet që reklamojnë eskorta të të gjithë sekseve dhe gjetën se ato të meshkujve u rritën nga 5,246 në vitin 2010 në 15,732 sot.

Profilet e femrave që ofrojnë shërbimin eskortë u rritën nga 11,056 në 28,614 për të njëjtën periudhë.

Meshkujt që morën pjesë në studim thanë se shumë prej klienteve të tyre nuk kishin kohë për lidhje. Dhe disa femra mendohet se kanë paguar për shërbime seksuale, edhe pse ato ishin në një marrëdhënie, në mënyrë që të mund të shtonin eksitim në jetën e tyre dashurore.

Studimi më tej sugjeron se shumë gra që paguajnë për seks e marrin në kontroll situatën dhe i shprehin dëshirat e tyre seksuale që në fillim.