• |
ide | kryesore

Eurovision/ Zbardhen tabulatet e televotimit, juria profesioniste fundosi Shqipërinë

Arkiva, Paparazzi
vota publikut.png



Edhe pse 50% të peshës së rezultatit përfundimtar e kishte në dorë publiku, duket se këtë raport, shtetet europiane nuk e kanë respektuar. Në bazë të tabulateve të publikuara, ku është zbardhur vota e publikut, shihet se juria profesioniste nuk e ka marrë parasysh aspak shijen e publikut.

Në rast se Eurovision-i do të shpallte renditjen përfundimtare vetëm përmes votave të publikut, Shqipëria do të renditej e 9-ta me 93 pikë.

Siç shihet nga tabela e votimeve që lapsi.al ka arritur të sigurojë, me gjasë, diaspora shqipare ka votuar masivisht.

6 pikë Shqipëria ka marrë nga Austria, 8 nga Belgjika, 1 nga Çekia, 12 nga Maqedonia, 5 nga Gjermania, 10 nga Greqia, 12 nga Italia, 10 nga Mali i Zi, 5 nga Serbia, 7 nga Sllovenia, 5 nga Suedia dhe 12 nga Zvicra.

Për ndryshe, vota përfundimtare Shqipëria ka marrë 12 nga Maqedonia, 10 nga Mali i Zi, 6 nga Belgjika dhe 10 nga Greqia. Në total 34 pikë që e renditën Elhaida Danin në vendin e 17-të.

Me sa duket, këngëtarja shqiptare nuk ka rezultuar e preferuar nga juria profesioniste e cila ka përmbysur votën e publikut.

Sipas komunikimit të fundit nga organizatorët e Eurovision, pritet që Shqipërisë dhe jo vetëm, t’i hiqen votat e Maqedonisë dhe Malit të Zi pasi këto shtete nuk respektuan raportin 50% me 50%, por pasqyruan vetëm votën e publikut, duke anashkaluar atë të jurisë profesioniste. Pas kësaj zbritje, Shqipëria shkon në kuotën e 12 pikëve.