• |
ide | kryesore

Provokacije në Eurovision, shfaqet flamuri i Shqipërisë së Madhe

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Në sheshin kryesor të Vienës ku u organizua projeksioni i hapur i asaj çfarë po shfaqej brenda sallës Wiener StadHalle, ka ndodhur diçka e papritur. Sipas agjencisë së lajmeve serbe "Tanjug" një shqiptar ka provokuar në momentin kur në skenën e Eurovision, do të ngjitej përfaqësuesja e Serbisë. Personi është ngjitur në skenën nga ku po ndiqej live në shesh ngjarja e muzikës europiane dhe ka valëvitur flamurin e Shqipërisë së Madhe. I njëjtë me atë që zbriti me dron, e shkaktoi trazira në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë e Shqipërisë. Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan se ngjarja e bukur u prish për pak momente nga një shqiptar i cili u ngjit në skenën ku ndodhej ekrani i madh. "Gjatë kohës kur në skenë po dilte përfaqësuesja e Serbisë, filluan të valviteshin flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe, por pas ndërhyrjes së sigurimit ata janë larguar." – shkruan ‘Tanjug’. Kujtojmë se në votim, Shqipëria i dha këngëtares serbe 2 pikë ndërsa Serbia nuk na ktheu mbrapsht asnjë pikë. /Lapsi.al