• |
ide | kryesore

Forbes: Merkel, gruaja më e fuqishme në botë

Arkiva, Planet
merki.jpg



Për të katërtin vit rresht, kancelarja gjermane Angela Merkel kryeson listën e Revistës Forbes për 100 gratë më të fuqishme të botës. Në listën e këtij viti janë përfshirë udhëheqëse të ndryshme nga bota, biznesmene dhe artiste të Hollivudit. Në vend të dytë është kandidatja presidenciale e Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton. Në listën e vitit të kaluar zonja Clinton ishte e gjashta.  Në vend të tretë është Melinda Gates, bashkëshortja e Bill Gatesit dhe bashkëthemeluesja e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

Kryetarja e Rezervës Fedrerale në Shtetet e Bashkuara, Janet Yellen është renditur e katërta në listë dhe drejtoresha ekzekutive e kompanisë General Motors, Mary Barra, është në vend të pestë. Pas tyre, në dhjetëshen e parë përfshihen Drejtoresha e FMN-së Christine Lagarde; presidentja braziliane Dilma Rouseff; shefja e operimit të facebookut, Sheryl Sandberg; drejtoresha e YouTube-it Susan Wojcicki; dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama.

Nga Hollivudi, resista Forbes ka zgjedhur në vend të 12, Oprah Winfrey-n, personalitet në fushën e mediave, këngëtaren Beyonce në vendin e 21-të; Drejtuesen e emisioneve televizive Ellen DeGeneres, e 50-ta dhe këngëtarja Taylor Swift në vendin e 64.