• |
ide | kryesore

Seks në takimin e parë? Faktet PRO dhe KUNDËR

Arkiva, Stil
seks8_8000.jpg



Takimi i parë, i tretë apo pas së paku një muaji? Cila është koha e përshtatshme për herën e parë me dikë që sapo keni njohur? Hulumtimet thonë gjithçka dhe vazhdimisht ndryshojnë, ndërkaq pyetja gjithmonë është e njëjtë. Nuk do të përgjigjemi kur është vërtet koha për seksin e parë dhe a është i parakohshëm që në takimin e parë, mirëpo do t‘i japim dy arsye PRO dhe KUNDËR. Ju duhet të vendosni.

PRO:

1. Të dy jeni persona të pjekur dhe të përgjegjshëm

E dini që ai do të jetë vetëm për seks. E dini si bëhet seksi dhe keni marrë masa mbrojtëse. Përse të mos kënaqeni?

2. Mund të bëni çka t’jua dojë qejfi

Pak aventurë askujt nuk i bën dëm, me kusht që të jeni të vetëdijshëm për atë që e bëni.

KUNDËR:

1. Mbase është tepër herët

Takimi i parë është takim më i afërt. Koha për njohjen dhe koha të cilën mbase është më mirë ta kaloni në ndonjë mënyrë tjetër.

2. Ekziston mundësia që të mos ju respektojë

Nuk është gjithmonë ashtu, por meshkujt të cilët shkojnë shpejt te seksi, shpesh humbin interesimin dhe respektimin ndaj femrës e cila i është dorëzuar lehtë./Telegrafi/