• |
ide | kryesore

Dy shpikësit shqiptarë kërkojnë mbështetje

Arkiva, Planet
Terinjet1-480x230.jpg



Pas fitores së studentëve të Kosovës në garën prestigjioze “Space Apps Challenge” të organizuar nga NASA, një tjetër projekt i studentëve shqiptar është në rrugë të mirë për ta fituar një garë ndërkombëtare me projekte inovative.

Grigor Basha dhe Mikel Çuni janë dy student nga Shqipëria, të cilët po marrin pjesë në garën “GIST TECH-i Competition 2015”, konkurs i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e që mbahet në Kenia.

Inovacioni i këtyre studenteve aktualisht është ndër 15 projektet më të mira nga 792 gjithsej sa kanë marrë pjesë nga 74 vende te botes, transmeton lajmi.net.

Studentë nga Shqipëria konkurrojnë me inovacionin e quajtur “Smart Charging”.

Përmes këtij punimi synohet te ndërtohet një stacion me strukturë multifunksionale e cila do ta përdorë energjinë e rinovueshme, panelet diellore për të bërë të mundur mbushjen e telefonave celular.

Gjithashtu struktura do të ketë një sërë funksionesh të tjera si për shembull opsioni Wi-Fi, kyçja (login) në internet, etj.

Edhe këta studentë shqiptarë kanë nevojë për përkrahje dhe mund t’i votoni këtu.

Numri i votimeve është i pakufizuar mjafton te votoni një herë çdo 24 orë me një adresë e-maili aktive ose me një llogari aktive Facebbok-u. Votimi përfundon me date 11 Qershor.