• |
ide | kryesore

Gazetari interviston një të vdekur (kujdes video me përmbajtje të rëndë)

Arkiva, Planet
2954801D00000578-3109526-image-a-32_1433348322818.jpg



Ky është një moment i tmerrshëm ku është përfshirë një gazetar brazilian i cili tentoi të intervistojë një person të vdekur në transmetim të drejtpërdrejtë në televizion. Ajo u transmetua nga “TV Atalaia” ku gazetari (jo dhe shumë i informuar për atë që kishte ndodhur) i zgjati mikrofonin një personi të shtrirë në tokë dhe që kishte vdekur nga një shkëmbim zjarri pas një grabitjeje. Mesa duket gazetari kërkonte të mbante sa më gjatë transmetimin LIVE duke iu gëzuar faktit që e kishte ekskluzive dhe po transmetonte atë që kishte ndodhur, por pa kuptuar vetë situatën. “Fillimisht ai ia zgjat mikrofonin njërit prej të arrestuarve që jep një përgjigje nën zë. Më pas shkon te dikush tjetër dhe e pyet: “Sa vjeç është?” Pasi nuk morri përgjigje tha se ai “ishte i plagosur rëndë”, por shtoi fjalët “Për pak sa nuk intervistova një të vdekur”. /lapsi.al/