• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Një tjetër artiste me famë botërore vjen për koncert në Tiranë

Arkiva, Paparazzi
anastaciaaa.jpg



Pak javë më parë, kur lapsi.al fliste për një rikthim të koncerteve dhe emrave të njohur të muzikës në Tiranë, pati parasysh jo vetëm shfaqjen energjike të “Blues Brothers” në Pallatin e Kongreseve. Kryeqyteti shqiptar me sa duket po rigjallërohet, infrastruktura dhe organizimet e festave ‘live’, po sillen edhe njëherë pranë publikut. Pas një shkëputje disa vjeçare të këtyre koncerteve, zëvendësimit të artistëve me vlera, me muzikën e diskotekave dhe DJ-ve, situata duket se po ndërron. Jo më shumë për të marrë audiencën që preferojnë muzikën kompjuterike, më tepër se sa, për të ofruar një mundësi alternative argëtimi, për një tjetë grupmoshë. 

Shumë shpejt, në pëfundim të verës, artistja me famë ndërkombëtare Anastacia do të prekë Tiranën si pjesë e turneut të saj botëror të rikthimit. E cilësuar si një prej zërave më të mëdhenj të mijëvjeçarit, artistja 46-vjeçare do të sjellë në fund të gushtit shfaqjen e saj për publikun kryeqytetas. Hitet e saj të njohura e të fuqishme si “Not that kind”, “Paid my dues”, “I’m outta love”, “Pieces of a Dream”, “Left outside alone” etj, që kanë pushtuar me javë të tëra paradat muzikore, do të interpretohen live nga muzikantja dhe banda e saj në stadiumin “Qemal Stafa”. Për lajme të tjera në lidhje me biletat  apo quize ku mund të përfitoni pjesëmarrjen tuaj falas, qëndroni me lapsi.al.