• |
ide | kryesore

Elhaida Dani flet pas sulmeve: Votoj në Tiranë, nuk përfitova para nga Erion Veliaj

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Reagimi i publikut pasi e pa në një spot elektoral nuk ishte i mirë. Aq më tepër, po të kemi parasysh se në dallim nga kolegia e saj Miriam Cani, e cila po ashtu shfaqet në xhirim por pa i përmendur emrin Erionit, duke folur në përgjithësi për modelin e një kryebashkiaku, Elhaida bie në sy si shumë e përfshirë, deri në adhurim për kandidatin socialist. Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, deri më tani kishte refuzuar të anohej politikisht, ndaj me të drejtë, habiti jo pak me shfaqjen e saj krah Partisë Socialiste. Por, duket se këtë bindje Elhaida e ka patur gjithnjë dhe mbi të gjitha nuk e ka bërë për para. 22-vjeçarja ka treguar për këtë eksperiencë duke iu përgjigjur kritikave:

“Kam lindur dhe jam rritur në Shkodër, por që nga viti 1998 familja ime është regjistruar me vendbanim në Tiranë, në Njësinë Bashkiake Nr. 4. Prandaj prej vitesh jetojmë dhe votojmë në Tiranë. Për sa i përket përfshirjes sime në spotin elektoral për Erion Veliajn, kjo është një përfshirje e imja pa interes ekonomik apo politik. E njoh Erionin prej vitesh, admiroj energjinë e tij dhe çdo fjalë që them në spot, është shprehje e një mendimi personal’’, shprehet Elhaida Dani.