• |
ide | kryesore

Policia arreston dhëndrin, po nusja pse qesh?

Arkiva, Stil
20150606_99607_sposi.jpg



Sapo përfundoi riti martesor dhe çifti ishte i lumtur në kishë. Por, diçka bëri që të prishej e gjithë kjo panoramë. Në kishë hyjnë disa policë dhe arrestojnë dhëndrin e ri nën vështrimin e të ftuarve dhe të nuses. Ajo që ra në sy ishte se nusja qeshte me këtë fakt. Në foton e publikuar nga “Mirror” dhëndri del me duart në kokë ndërsa nusja qesh sikur është liruar prej tij.  “Mirror” shkruan se në fakt e gjitha ishte një lojë ku ishte përfshirë edhe policia e ishullit Scilly në Britani. Fotoja u postua në Facebook dhe regjistrin mbi 40 mijë shpërndarje.