• |
ide | kryesore

Kamera e fshehtë e BBC/ Rrëfimi i grave në Mosulin e pushtuar nga ISIS (video)

Arkiva, Planet
gra.jpg



BBC sjell video ekskluzive ku zbulohet se si Shteti Islamik ushtron dhunë mbi njerëzit në Mosul.

Videoja sekrete që është siguruar nga gazetari i BBC, Ghadi Sary, shfaq xhamitë e hedhura në ajër nga sulmet kamikaze, shkollat e braktisura, dhe gratë që detyrohen të mbulojnë trupin e tyre.

Banorët thonë se ata jetojnë me frikën se çdo ditë mund të dënohen nga interpretimet ekstreme të ligjeve islame, transmeton fax.al.

Ata gjithashtu tregojnë edhe për përgatitjet e ISIS-it për një ofensivë të mundshme kundër qeverisë.

Rënia e Mosulit nën kontrollin e ISIS-it mundësoi ripërtëritje dhe fuqizim të armatës së Shtetit Islamik, duke detyruar mijëra banorë të lëshojnë shtëpitë dhe vendbanimet e tyre.

Videot, të filmuara gjatë disa muajve të vitit të kaluar, saktësojnë realitetin e jetës nën regjimin e ISIS-it, shkruan BBC. Videot e para tregojnë se si gratë detyrohen të mbulohen, ku mes tjerash, një grua në mes të qytetit gjykohet dhe qortohet pasi ajo nuk bartte dorëza.

Njëra nga protagonistet e videos – Hanna – thotë: “Shteti Islamik është shumë strikt rreth kodit të veshjes së grave. Gratë janë të detyruara që të mbulohen me ngjyrë të zezë nga këmbët deri në kokë”.

Ajo vazhdon rrëfimin duke treguar një përvojë të saj: “Një ditë ndihesha mërzitur në shtëpi, kështu që kërkova leje nga bashkëshorti që të më dërgonte jashtë, edhe pse do duhej të vishja perçen (veshje e grave myslimane që mbulon flokët, qafën, dhe supet, por jo edhe fytyrën). Nuk kisha dal nga shtëpia prej se ISIS-i mori kontrollin mbi qytetin. Gjersa përgatitesha, bashkëshorti më tha se duhet ta mbuloj edhe fytyrën me niqab. U shokova dhe mendova të mos dal fare dhe të rri në shtëpi, por ndërrova mendje.

Shkuam në një restorant të mirë, rreth një lumi, që shkonim zakonisht sa ishim të fejuar. Porsa mbërritëm aty, bashkëshorti më tha se tash mund ta zbuloj fytyrën, pasi aty nuk kishte prezencë të ISIS-it dhe se restoranti ishte një vend familjar.”

U ndjeva e gëzuar, dhe e zbulova fytyrën me një buzëqeshje të ngrohtë. Por, menjëherë pronari i restorantit erdhi dhe e luti bashkëshortin që të më thotë mua që ta vë mbulesën sërish, pasi inspektorët e Shtetit Islamik bëkan inspektime të papritura, dhe ai do të mund të torturohej nëse ata do të më shihnin ashtu.

Kemi dëgjuar historia kur burrat janë rrahur, janë torturuar pasi gratë e tyre nuk kanë bartur dorëza. Ndërkaq, prindërit e një gruaje u sanksionuan nga e drejta për ngasje të veturës. Ata që kundërshtojnë rrahën dhe turpërohen.

Ne e respektuam kërkesën e pronarit. Megjithatë, fillova të mendoja se si udhëheqësit e shtetit janë shndërruar në injorantë dhe egërsira. Porsa lash restorantin pashë një prind që kërkonte vajzën e tij ‘brenda një mbuloje të zezë”, përmbyll rrëfimin e saj Hanaa.

BBC përmes videove ka paraqitur edhe mënyrën se si politikat e Shtetit Islamik persekutojnë grupet minoritare.

Gjinekologia e krishterë, Mariam, thotë: “Jam e njohur si një lexuese e pasionuar, prandaj kam një koleksion të madh librash. Koleksioni im po rritet, pasi shokët dhe familjarët e mi po ikin nga Iraku, dhe të gjitha librat po mi dhurojnë mua, sepse e dinë që unë do të përkujdesem për to.

Jam kërcënuar dhe ngacmuar disa herë nga sunnitët ekstremistë para pushtimi të Mosulit, por vazhdova të qes në dritë përplot foshnja nga gratë e çdo religjioni dhe sekti. Kurrë nuk dalloj ndonjërin nga pacientët e mi, pasi që besoj se çdonjëri meriton të drejta të barabarta.

Megjithatë, m’u desh të ikë, pasi u pushtua Mosuli. Ia dola të ikja pa ndonjë lëndim, por shpirti im qëndron atje; së bashku me librat e mi”, rrëfen ajo.

BBC ka publikuar edhe shumë rrëfime të tjera, të banorëve që shtypen nga ligjet e militantëve islamikë, që në një masë të madhe, pothuajse tërë Mosulin e kanë bërë të pajetueshëm./telegrafi/