• |
ide | kryesore

Gjykata e lartë/A do të protestojnë sërish sot denoncuesit e “shpëtimit me procedurë”?

Arkiva, Ide
ndok.jpg



Pas lirimit të Arben Frrokut që akuzohej për vrasjen e një komisari, vendimi i sotëm i gjykatës së lartë, për shpalljen “të pafajshëm” me procedurë të deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, është sërish një lajm i keq. Qytetarët shqiptarë i panë me zë dhe me figurë, të dy socialistët të silleshin si banditë, të qëllonin mbi kolegun e tyre me grushta dhe shkelma dhe të përdornin fjalë që nuk do të ishin të denja as për mejhanet ku ata trafikojnë votat, e jo më për godinën e parlamentit.

Por kjo ndodhi. Me arsyetimin absurd se denoncimi nuk u bë nga i dëmtuari, por përkundrazi nga Partia Demoikratike trupi gjykues gjeti kleçkën për t'i nxjerrë të pafajshëm dy deputetët grushtaxhij. Natyrisht që rreth tyre ka shumë teori konspirative. Një video e komentuar nga opozita dhe që gjendet kollaj në internet tregon se si filloi incidenti. Deputetja Olta Xhaçka i kërkoi Strazimirit të thoshte emrat e të inkriminuarve. Në video tregohet se kryeministri Rama nga tribuna e qeverisë dirigjon operacionin. Ai fillimisht urdhëron Xhaçkën për të bërë pyetjet dhe më pas u jep shenjë dy të fortëve të ngrihen e të godasin me grushta Srtazimirin. Nuk dihet nëse ky është një montim, apo një video e vërtetë, por nëse qëndron variant i parë kjo do të thotë që dy deputetët kanë vepruar nën mbrojtje dhe natyrisht për ta do të kujdeseshin edhe gjykatësit e lartë (trupa përbëhej nga Medi Bici, Artan Zeneli, Ardian Dvorani, Admir Thanza dhe shikoni i famshmi Tom Ndreca, çertifikuesi i zgjedhjeve të Tiranës), të cilët nuk e kanë kurrë për gjë të lakohen pas pushtetit.

Pak ditë më parë e njëjta gjykatë denoi dy deputetë të opoozitës për shpifje ndaj kryeministrit, por ajo nuk gjeti kurajon të bëjë së paku të njëjtën gjë për dy deputetë që rahin dhe dhunojnë. Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se sa barazi jep organi suprem i drejtësisë.

 Por deri këtu nuk ka ndonjë surprizë. Ne e dimë se në ç‘derexhe janë katandisur gjykatat tona. Këtu problemi është më i gjërë. Eshtë një problem që i takon shoqërisë, mediave, politikës. Për gjashtë vite me rradhë që nga vera e vitit 2009, ne kemi dëgjuar me të drejtë shumë politikanë socialistë, shumë gazetarë dhe aktivistë pranë së majtës që kanë denoncuar në mënyrtë të drejtë dhe pareshtur mënyrën se si Lulzim Basha i shpëtoi me procedurë vjedhjes së 230 milionëve të pretenduar në rrugën e kombit. Po me të njëjtin pathos kemi dëgjur të flasin se si me procedurë Fatmir Mediu i shpëtoi masakrës së Gërdecit me 26 të vrarë. Të gjithë ata që kanë mbrojtur me zjarr tezën se këto shpëtime me procedurë, janë turpi i drejtësisë janë prova për varësinë e saj, duhet të flasin edhe sot. Duhet të aplikojnë të njëjtin parim. Përndryshe këtu askush nuk do të ketë më vend të kritiokojë gjykatat për standarte të dyfishta kur vetë shoqëria i gjykon ato me të njëjtën mënyrë.  

(lapsi.al)