• |
ide | kryesore

Obama pi duhan fshehurazi gruas. Reagon Shtëpia e Bardhë

Arkiva, Planet
obama.jpg



Shtëpia e Bardhë mohoi që Presidenti barack Obama të mbante një paketë cigaresh në takimin që pati me kryeministrin italian Mateo Renzi. Sekretari për mediat Josh Earnest u pyet nga gazetarët për këtë çështje nga gazetarja April Ryan. “E thashë edhe më parë që nuk janë cigare” – tha Earnest.

Ryan: “Atëherë çfarë janë?”

Earnest: “Nuk e di April, nuk isha aty, por…”

Ryan: “E kuptoj, por a të ka thënë se çfarë kishte në dorë?”

Earnest: “Jo… ju ndoshta mund të habiteni, por as që e ngrita këtë si çështje në takimin me presidentin sot.”

Ryan: “Shumë mirë. Presidenti i lexon gazetat dhe kjo foto është gjithandej bashkë me pyetjen se çfarë ka në dorë?”

Earnest: “Nuk jam i sigurt nëse është kjo mënyra e duhur për ta parë çështjen.”

Ryan: “Është kudo. Shikoje. Pastaj forma e kutisë… unë nuk jam duhanpirëse, por shikoje…”

Herën e fundit që Obama u pyet për duhanin tha se “e kishte lënë nga frika e gruas”. /lapsi.al/