• |
ide | kryesore

Papa: Të vendosim një datë fikse për Pashkët

Arkiva, Planet
2232364-kHjD-U43090576739456sQH-1224x916@Corriere-Web-Roma-593x443.jpg



“Kisha Katolike është gati të bisedojë për të vendosur një datë fikse për pashkët”. Janë fjalët e Papa Franceskut që thotë se katolikët, ortodoksët dhe protestantët duhet të festojnë së bashku ringjalljen e Krishtit. Këtë deklaratë ai e ka bërë në mbledhjen e peshkopëve në bazilikën San Giovanni në Laterano.

Ai tha se i kishte propozuar patriarkut të Kostandinopojës, Bartolomeo I dhe atij të Moskës, Kirill që të bien dakord për një datë të vetme për Pashkët. “Kisha e ka diskutuar këtë çështje që gjatë kohës së Papa VI”. Për ta bërë këtë çështje edhe më të të kuptueshme ai tregoi edhe një barsoletë “Një katolik takoi një ortodoks dhe e pyeti: “A u ringjall Krishti yt? I imi e bën këtë fundjavë.” 

Pashkët kanë një datë të ndërrueshme çdo vit pasi janë të lidhura me një kalendar hënor. Ajo u vendos në Këshillin e Nikeas (viti 325) sipas të cilit ajo kremtohej të dielën pas hënës së plotë të pranverës. Ortodoksët ndjekin kalendarin cezarian ndërsa katolikët dhe protestantët atë gregorian. /lapsi.al/