• |
ide | kryesore

Si e shndërroi Rama PS në sektin trekembësh

Arkiva, Ide
image.jpg



Socialistet festuan në 12 qershor, në heshtje morti, 10 vjetorin e “lamtumirës” së PSSH së tyre. Në të vertetë eleminimi i PSSH filloi në 2005 ndërkohë që Rama hidhte themelet e një SEKTI TREKËMBËSH. Realisht “sektarët” festuan dje 10 vjetorin e themelit e tyre dhe Rama nga tuiteri i dërgoi një mesazh cinik ngushëllimi socialistëve për humbjen e partisë së tyre para 10 vjetëve. Natyrisht ky mesazh i duhej thjesht për qëllime elektorale. Nga ana tjetër, drejtues të lartë socialistë, haptas apo fshehtas, në këtë përvjetor, preferojnë të marrin pjesë në Funeralin e Sektit 10-vjecar që ju ‘vrau” Partinë e tyre. Sekti Klientelist Trekëmbësh është përfaqsues i i) interesave të ish-nomeklaturës së lartë komuniste; ii) oligarkisë dhe individëve me rekorde kriminale, dhe iii) i një “grupimi” me “sjellje e qasje atipike, madje perverse”. Qeverisja Rama, pa ideologji, pa koncept, pa strategji e programe zhvillimi, dhunuese dhe policore, antiligjore dhe amorale, konfliktuale me fqinjët dhe zhgënjyese për partnerët strategjikë, s’ka lidhje me interesat e socialistëve dhe aq më pak me interesat publike. Për interesa të mbajtjes së pushtetit personal, kjo qeveri klienteliste e sektare, përtej retorikës proeuropiane, është e gatshme ta orientojë vendin në drejtime të ndryshme nga ato madhore e të rrezikojë marrëdhëniet me fqinjët e partnerët strategjikë nëse i kërcënohet pushteti.

1. PSSH mbi themelet e PPSH…

Në 12 qershor 1991, në Kongresin e saj të X, PPSH u ballafaqua me 2 opsione: 1) të mbyllte misionin e saj; apo 2) mbi themelet e PPSH të reformohej PSSH, per tu shndërruar në një parti të tipit social-demokrat europian. Pas debatesh midis “reformatorëve” e “konservatorëve” fitoi opsioni “konservator” i “transformimit gradual”. Për rreth 15 vjet, PSSH, nën drejtimin e Fatos Nanos, do të reformohej në mënyrë relativisht “liberale” duke u bërë anëtare e Internacionales Socialiste dhe e PSE. Ky transformim do të “udhëhiqej” nga tri grupime 1) profesorët pa parti e formim perëndimor së bashku me të rinjtë e ardhur nga lëvizja studentore e 1991; 2) intelektualët, ish anëtarë të PPSH por me orientim “perestrojkën/gllasnostin”; dhe 3) trashëgimtarët e ish-nomeklaturës së PPSH, me prirje “hapjeje të kufizuar” ndaj “pluralizmit të mendimit”. Gjatë 8 vjetëve të qeverisjes 1997-2005, u shfaqën shenjat e pasurimit të paligjshëm të disa “politikanëve” përmes pushtetit e të afrimit të individëve nga biznesi apo zyrtarëve të lartë në pozicione kyce “fitimprurëse të shtetit”. Këto “dallëndyshe të para të oligarkisë” s’do të arrinin të bëheshin përcaktues për vendimarrjet politike të partisë dhe struktura e PSSH me tri grupime do të vazhdonte të ishte funksionale. “Carja” e parë e PSSH do të ndodhte në 2003 me largimin e LSI. Për shkëputjen e kësaj “copëze” Rama ka pasur kontribut përcaktues, sepse kështu do të mund të “hiqte qafe” njërën nga dy pengesat, Metën, drejt postit të kryetarit të PSSH. Pengesën tjetër, Fatos Nanon, Rama do ta hiqte në vitin 2005, duke pasur aleatë “dinjitozë” lëvizjen Mjaft dhe LSI për realizimin e humbjes së PSSH.

2. 2005, Rama ndërpret reformimin “social-demokrat” të PSSH

Në vitin 2005, PSSH humbet zgjedhjet dhe pas dorëheqjes së Fatos Nanos, në krye të PSSH vendoset Edi Rama, ish kryetar i Bashkisë së Tiranës, që ndërkohë kishte nisur të ngrinte “klientelën/sektin e tij” me tri përbërëse 1) biznesmenët e ndërtimit e të medias që përfitonin leje ndërtimi, tendera e privilegje nga buxheti publik i bashkisë, 2) zyrtarët, inspektorët e “sekserët” e bashkisë dhe 3) mjaftistët e më vonë G99-shat. Ky “rezervat” kishte filluar të formësohej që në vitin 2000 me vendosjen e Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës. Viti 2005, përmes “Politikës së re”, do të shënonte hapin e parë të ballafaqimit të projektit të Ramës me PSSH, me synim eleminimin e PSSH dhe ndërtimin e një “partie”-sekt për të realizuar interesat personale të Ramës, që lidheshin vetëm me fitimin e postit të kryeministrit dhe ndërtimin e një qeverie tërësisht klienteliste, sektare e oligarkike, pra antisocialiste.

3. 2005-2013, hidhen “themelet” e Sektit Trekëmbësh

Fillimisht Rama do të ndryshonte në themel strukturën e përbërjes së PSSH, duke ja përshtatur atë origjinës, interesave dhe karaterit të tij që lidhej konkretisht me i) origjinën – pasonjës i ish-nomeklaturës së lartë komuniste, ii) interesat – pasurim i paligjshëm dhe iii) pasionet individuale – perverse e atipike. Sekti Klientelist i Ramës në vitin 2013 do të rezultonte me 1) ridimensionim/forcim të përbërëses “së trashëgimisë së ish-nomeklaturës së lartë komuniste” përmes afrimit të “pasonjësve(pinjollëve)” dhe 2) eleminim pothuajse të plotë të grupimit të parë të “profesoreve/reformatorëve” e dobësim ekstremal të grupimit të dytë të “pragmatistëve”. Dy grupimet e eleminuara do të zëvëndësoheshin nga i) “këmba” e interesave oligarkike, korruptive e banditeske dhe ii) “këmba” e “mjaftistëve e më vonë g99-shave”.

4. Këmbët e Sektit Trekëmbësh…

Rama ka ngritur sektin e tij mbi tri “këmbë”. “Këmba e trashëgimtarëve dhe pinjollëve”: në aspektin “ideologjik” (në fakt Rama s’ka asnjë lloj idelologjie e besimi) bëhet fjalë për rikthim të trashëgimisë përmes pasonjësve të ish-nomeklaturës së lartë të rregjimit të kaluar, me synim forcimin e përfaqsimit të tyre dhe “rikthimin” e praktikave e sjelljeve autoritare. “Këmba e interesave oligarkike” e “banditeske”: në aspektin ekonomik e financiar, bëhet fjalë për strukturimin e interesave oligarkike dhe ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale; kjo përbërese i duhet për të garantuar prioritetin pasuror e financiar ndaj kundështarëve të brëndshëm e të jashtëm. “Këmba perverse”: në aspektin e reklamës, por mbi të gjitha në funksion të krijimit të një “rezervati” për furnizimin e qeverisë e të administratës publike me individë atipikë të ish-Mjaftit dhe G99. Kjo komponente “shitet” ndërkombëtarisht si “vlerë bashkohore”.

5. “Këmba” e trashëgimtarëve/pinjollëve të ish-nomeklaturës së lartë….

Rama është trashëgimtar e përfaqsues i ish-nomeklaturës së lartë të rregjimit të kaluar që evidentohet lehtësisht si nga CV e tij si dhe nga nga komplekset e përpjekjet e tij gjiganteske për të treguar të kundërtën. Rama është rritur e edukuar në rrethinat e bllokut; shoqëria, miqtë e lidhjet kamaradeske kanë qënë të realizuara në shumicën e tyre me bashkëmoshatarët e Bllokut. Rama është po ashtu i bindur këshilluar se kjo këmbë ka vlera elektorale të patjetërsueshme për shkak të rrjetit të lidhjeve 50-vjecare nepotike e influente. Në zgjedhjet e 2013, për herë të parë Rama do të thërriste në koalicion tri partite komuniste shqiptare që kanë si bazë ideologjike marksizem-leninzimin dhe praktiken 50 vjecare të stalinizmit e të punizmit. Po ashtu, duke filluar nga viti 2009 e pas 23 qershorit 2013, Rama ka forcuar prezencën dhe rolin e pasonjësve të ish-nomeklaturës së lartë komuniste, në pozicionet e larta dhe pikat kyce të qeverisë së tij. Kjo përbërëse, do të rigjallërohej dhe do të forcohej gjithashtu për të sjellë në pushtet, pasonjësit e ish-nomeklaturës së lartë e të mesme të PPSH, të cilët Rama i konsideron si trashëgimtarët legjitime të pushtetit, të cilin e humbën në 1990 baballarët e tyre, disa prej të cilëve ende gjallë, por që nuk mund tjua a linin më në dorë as “reformatorëve” dhe as “pragmatistëve”, të cilët për 15 vjet e kishin “pastruar”, transformuar dhe reformuar” partinë e tyre të vjetër. Pasonjësit apo trashëgimtarët e gjallë, gjykojnë se si pronarë të “pushtetit” të “dikurshëm” por të “rilindur” në 23 qershor 2013 u takon të qeverisin vendin aq më tepër që kanë në krye të qeverisë përfaqsuesin e tyre “dinjitoz”.

6. “Këmba” e “interesave oligarkike” dhe individeve me rekorde kriminale…

Rama ka arritur në 8 vjet që sekti e tij të ketë deputetët më të pasur në parlamentin shqiptar. Askush s’është kundër të pasurve, por në rastin e sektit të Ramës kjo është një ceshtje sa morale aq edhe politike e penale. Së pari shumica e këtyre personazheve (jo të gjithë) e kanë krijuar pasurinë e tyre përmes “lejeve të ndërtimeve” madje pa qënë ndërtues. Së dyti një pjesë e tyre e kanë krijuar këtë pasuri të dyshimtë gjatë periudhës kur Rama drejtonte bashkinë e Tiranës; dhe në vijim. Kjo ‘elitë kaviar” përfaqsohet, mbështetet e drejtohet politikisht nga Rama. Publiku percepton se në sektin e Ramës ka shumë oligarkë nga biznesi e media me “veshje politike” dhe disa politikanë me “pasuri oligarkësh”. Ky grupim nuk është përfaqsues i elektoratit të majtë, i cili përgjithsisht përbëhet nga shtresa me të ardhura të ulta e të mesme. Kjo ka shkaktuar “krizën e identitetit” të sektit së Ramës që po con në rrudhje e shpërbërje të tij. Përgjithsisht Rama s’i llogarit pjesëtarët e këtij grupimi si anëtarë të ekipit të tij qeverisës as si deputetë aktivë. Në këtë grupim bëjnë pjesë edhe të “fortët” që vijnë nga “policia, prokuroria, garda e republikës, doganat, tatimet e tjerë” si dhe individë me rekorde kriminale. Procesi i Dekriminalizimit të Kuvendit e Administratës publike i sygjeruar nga Parlamenti Europian është shprehje e prezencës përcaktuese të “oligarkisë dhe kriminalizimit” në sektin e Ramës.

7. “Këmba” perverse e mjaftiste-g99-ve…

Rama, në rolin e kryemjaftistit, e nisi projektin e tij për të ardhur në krye të PS me ngritjen e organizatës Mjaft, e cila dihet botërisht se ka dhënë një kontribut të “vyer” për të cuar PS në opozitë në 2005 dhe “eleminuar” Nanon nga kreu i PS pasi kishte nxjerrë jasht loje në 2003 Ilir Metën. Kjo organizatë u transformua nga Rama në partinë politike G99 me synimin e vetëm “eleminimin politik” të LSI në zgjedhjet e vitit 2009. Në amalgamën ish-Mjaft, G99 dhe “kamaradë të Ramës”, i) shumica (jo të gjithë) janë me formim të dyshimtë universitar, ii) disa prej tyre (jo të gjithë) janë me lidhje direkte (pinjollë) apo indirekte nepotike me familjet e larta të ish-nomeklaturës komuniste, iii) jo pak të tjerë janë (jo të gjithë) aktivistë të grupimeve me “sjellje atipike e deri perverse” v) dhe një pjesë e konsiderueshme janë konsumatorë të lëndëve narkotike. Rama si një përfaqsues i denjë i këtij grupimi ka qënë jo vetëm drejtuesi i tyre shpirtëror por edhe sponsorizuesi politik e financiar i aktiviteteve të tyre; sot të gjithë ata janë në poste kyce të qeverisë klienteliste e sektare të Ramës. Ky grupim ka rezultuar një mjet në duart e Ramës i përdorur agresivisht për të sulmuar në blogjet e rrjetet sociale kundërshtarët dhe armiqtë e Ramës. Midis personazheve të këtij grupimi ka një konkurim e xhelozi naive të cilat i nxit dhe kontrollon vetë Rama. Përfaqsuesit e këtij grupimi i duhen Ramës për gjithcka, madje edhe si kostumi i sektit të tij në kontaktet ndërkombëtare.

8. 10 vjetori i “ditëlindje-funeralit’ te rradhes…

Rama me “sektarët” e tij në 12 qershor 2015 “festoi”, ditëlindjen e 10-të të Sektit Trekëmbësh dhe “kujtoi” përvjetorin e 24-të të PSSH që s’ekziston më realisht. Ndërkohë që Rama shampanjën e hapi me “sektarët” e tij në përvjetorin e ditëlindjes, nga tuiteri i dërgoi një mesazh cinik socialistëve duke i kujtuar se duhet të votojnë për Sektin Trekëmbësh. Nga ana tjetët drejtuesit e vërtetë socialistë, haptas apo fshehtas, me mëndje në Funeralin e Sektit Trekëmbësh dhe zemër me socialistët e thjeshtë janë të coroditur e pa shpresë. Socialistët e thjeshtë, të harruar e të lodhur nga të qënit 10 vjet në opozitë, dy prejt të cilave me Sektin Trekëmbësh, janë të zhgënjyer e të dëshpëruar që s’po arrijnë prej 24 vjetësh të dalin nga spiralja e pafundme e ditëlindje-funeraleve.
Nga Kastriot Islami