• |
ide | kryesore

Francesco Becchetti i ka dhënë 300 mijë usd Liri Berishës

I pakategorizuar
liri-620x391 (1).jpg



Rreth 300 mijë dollarë ka paguar kompania “Energji” shpk e pronarit të “Agon Channel” Francesco Becchetit për fondacionin e bashkëshortes së ish-kryeministrit, Liri Berisha. Në bilancin zyrtar të kompanisë “Energji shpk”, të siguruar nga gazeta “Tema”, pronari i saj ka deklaruar se shoqëria e tij ka paguar për fondacionin e fëmijëve shqiptarë të Liri Berishës, një shumë që shkon rreth 300 mijë dollarë.

Bëhet fjalë për kompaninë “Enegji shpk”, e cila sipas Prokurorisë, ka pasur rreth 7 milionë dollarë detyrim për të paguar tatimin mbi fitimin dhe nuk e ka bërë atë. Në bilancin përfundimtar për vitin 2013, rezulton se kjo shoqëri ka një fitim të deklaruar prej 706.177.512.00 lekë dhe në bazë të ligjit shqiptar, ajo i detyrohet shtetit të paguajë 70.617.751.20 lekë, të cilat sipas Prokurorisë nuk i ka paguar, duke devijuar të ardhurat nga kompania në një llogari tjetër, e cila penalizon dhe drejtoreshën e bankës që ka lejuar veprimin.

Kontributi i kësaj kompanie për fondacionin e Liri Berishës, është jo vetëm shumë i madh, por thuajse dhe i vetmi zë në “Sponsorizime dhe donacione” që ka bilanci.