• |
ide | kryesore

Një milion votat, delet, gomerët dhe Pinxho- shteti

Arkiva, Ide
Dritan Shano.jpg



I. 
Ndarja administrativo- territoriale e imponuar nga PS dhe LSI. shpk është bërë që në fillim, me bllok të zi në dorë, thjesht dhe vetëm për të çimentuar pushtetin e tyre në të gjitha nivelet, qëndror dhe lokal.  Për ta absolutizuar atë.  Si të vetmen formë qeverisje që njohin dhe qërealisht u buron nga shpirti. Bashkëqeverisja i tmerron. Pushteti dhe gjithë“të mirat” e tij duhet t’i kenë vetëm ata. Me këtë ndarje ata tentojnë t’i japin vetes fitoren në tavolinë në të 61 bashkitë e reja të Shqipërisë. Nga kjo pikëpamje këto zgjedhje nuk janë as të lira dhe as të ndershme. Në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, Kryeministri Rama me 38 ortakë, nuk ka betejë me opozitën. Ai e ka me veten, me mitin që krijoi, me propagandën e mjerë dhe pushtetin prozaik qëtashmë i rrjedh pa vetë-kontroll. Por, askush prej tyre nuk e kishte menduar se këto zgjedhje lokale, më pak se dy vjet nga dorëzimi i pushtetit nga PD-ja, do të shndërroheshin nënjë bast kaq të madh, në nevojën për të justifikuar pa-aftësinë totale për të qeverisur dhe për të krijuar mirëqënie nga Kryeministri Rama dhe ortakët e tij. Në nevojën për të përligjur përmes kësaj vote tëre të shqiptarëve të gjitha mynxyrat që u kanë lëshuar atyre mbi shpinë. 
Shoqëria shqiptare në këto dy vjet nuk është paqtuar por është acaruar më tej.  Diskursi politik i mazhorancës edhe pse pretendon të kundërtën ka nxitur përçarjen dhe armiqësinë politike mes shqiptarëve deri në rrahje spektakolare të opozitës në parlament.  Informaliteti, korrupsioni dhe abuzimi me detyrën lulëzon, mjaft të shihet sesi ndahet administrimi shtetëror dhe se kush i fiton tenderat. Porarsyeja kryesore, mëe thjeshta fare, është se ekonomia Shqiptare e ka ndëshkuar mazhorancën. Ajo ka ndaluar!Nuk ka besim tek mazhoranca. Eksportet, importet, investimet publike e tregojnë këtë gjë. Shqiptaret janë më të varfër. Paga reale e tyre është ulur. Paratë në xhepat e tyre janë pakësuar. Jeta e tyre shtrenjtohet pas çdo vendimi qeverie. Vetëm një turmë e varfër mund të manipulohet lehtë, dhe të blihet akoma dhe më lehtë.  Me skonto. 
Ndërkaq, mazhorances në mungesë të argumentave për sa më lart, i duhet të fabrikojë prova që nuk është kështu. Qëshqiptaret nuk e mendojnë kështu. Përkundrazi se gjithshka qeveria bën është gjëja më e drejte. Se shqiptarët mendojnë qëShqipëria 2015 po lulëzon dhe se besimi i tyre tek qeveria është i palëkundur. Se shqiptarët u mbytën në punëdhe në lekë dhe se dhe italianët duan të vijnë të punojnë këtu. Kjo është teorema politike e suksesit socialist, që duhet vërtetuar. E ku ka provë më përfundimtare sesa vota e popullit. Edhe në këtë parodi të demokracisë qëështë sot Shqipëria. Për këtë arsye duhet marrë ajo. Vota e shqiptarëve. Me çdo kusht. Me çdo çmim. Sa më shumë! Duke ecur më shpejt! Në drejtimin e duhur?!
Një numër gjërash janë vënë në lëvizje që të vërtetohet kjo teoremë. Kemi shpikjen e kandidateve të pavarur, për të shpërqëndruar votën, me shpresën se elektorati i djathtë e ka ende të freskët distancën që u krijua mes tij dhe PD-së në 2013. Këtyre pas zgjedhjeve do t’u ofrohet diçka.  Nuk po diskutojmë manipulimin e listave dhe kartave të identitetit. Vetë mazhoranca, e cila,dy vjet më pare, erdhi në pushtet me 1. 000. 000 vota,sot është zgjeruar edhe më,duke rrasur e ngjeshur brënda saj me kushedi çfarë premtimesh apo shpresash 39 parti apo individë të regjistruar si parti politike.  Në teori Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE),e kryesuar nga PS dhe LSI. shpk,është shtuar edhe me rreth 100. 000 vota të tjera. Në teori ASHE është sot kontenitori i 1. 100. 000 votave të shqiptarëve. Pra, që të vërtetojë teoremën e vet të suksesit, kësaj aleance i duhet që në zgjedhjet pas një jave tëri-konfirmojë të paktën 1. 100. 000 vota. 
Në fakt, teorema politike socialisteështë rrëzuar që në mes të mandatit. Është e padiskutueshme qëKryeministri Rama dhe ortakët e tij nuk kanë krijuar mirëqënie, por ia kanë arritur t’i varfërojnë Shqiptarët.  Siç tha Kryeministri para pak ditësh në Kukës, është e vërtetë që varfëria nuk erdhi në 23 Qershor 2013. Atë ditë erdhi në pushtet një mazhorancë e cila që atëhere, nuk është në gjëndje të frenojë impulset e saj primordiale për t’i ngushtuar liritë ekonomike, politike dhe shoqërore qytetarëve. Kjo qeverisje filloi me tritol. Për të ngjallur frikë. Varfëria për shqiptaret erdhi në 28 Dhjetor 2013, ditën kur u vendosën taksat socialiste mbi kapitalin dhe suksesin e individit. Ky është fakt!Borxhet dhe varfëria vetëm shtohen që atëhere! Shqiptarët sot largohen me mijëra drejt Europës. 
Nga kjo pikëpamje, qeverisja e socialisteve është një dështim i madh.  Edhe pse ata do tentojnë ta fshehin këtë pas numrit të bashkive që do mund të fitojnë drejtpërdrejt për shkak të manipulimit të hartës elektorale sesa të ndonjë mbështetje popullore.  Çdo rezultat që do ishte më i vogël se 1. 100. 000 votapër ASHE-en në këto zgjedhje lokale lajmëron thjesht dhe vetëm dështimin në qeverisje të socializmës së rilindur shqiptare. 
 
II. 
Pse do mund të votohet mazhoranca e sotme nën të cilën shqiptaret ikin nga Shqipëria dhe ata që mbeten taksohen sot më fort se dje? Pse shqiptaret do të donin ta votonin përsëri këtë mazhorancë?Përveçse kur thjesht nuk e duan PD-në, pra siç ndodh rëndom për inat të sime vjehrre fle me mullixhiun, ka tri arsye. Se janëtëbindur dhe pranojnë të hanë bar dhe parimet nuk i shkelin; 2) se mendojnë se mund të përfitojnë diçka; dhe 3) sepse kanë frikë. 
Numri i deleve që hanë bar dhe parimet nuk i shkelinështë zvogëluar për shkaqe natyrale këto vjet, por do ishte po kaq e natyrshme që ky numër delesh të fillojë të shtohet kur mazhoranca e sotme të uzurpojë edhe pushtetin lokal, pas atij qëndror dhe gjyqësor.  Përpara vitit 1990 Shqiptaret ishin njerëzit-dele. Më pas u bënë njerëz të lirë.  Pas 21 qershorit 2015, ka të ngjarë të bëhen përseri njerëz-dele.  Me votën e vet. Siç i do Partia. 
Ndërkaq, këto vite është shtuar numri i atyre që e shesin votën. Për çfarëdolloj pazari. Lek miell, vaj, vend pune.  Jo me kot LSI. shpk i përqesh ata përmes spotit të vet elektoral. Shitësit e votës e dinë mirë se ç’i pret për 4 vjet, por prapë i dorëzohen atij momentit ku përzihen njëherësh mosbesimi ndaj sistemit demokratik, pasiguria ndaj të ardhmes, nevojat bazike, dhe ndjesia e të qenit shumë më i zgjuar se shqiptari tjetër që nuk e shet voten.  Këta që shesin votënjanë si puna e gomarit që po e hante ujku, dhe i mbante sytë mbyllur e thoshte hë mo se ështëëndërr. 
Një numër gjithnjë e më i madh shqiptarësh sot kanë frikë nga qeveria. Vërsulja selektive e shtetit mbi njerëzit dhe bizneset, gjunjëzimi përfundimtar i gjykatave ndaj qeverisë, pushimet nga puna të drejtorëve për mosbindje ndaj Partisë në fushatë, leksiku me burg, me burg, dhe mbi të gjitha varfëria që vjen nga rritja e taksave i ka frikësuar fort Shqiptarët. Një pjesë e shqiptarëve nxitojnë të kthehen në njerëz-dele.  Një pjesë tjetër, mbledhin plaçkat dhe heshturazi ikin nga Shqipëria.  Të lumtur që ikin pa vizë.  A janë konvertimi në dele apo ikja nga vendi rastësira apo strategji sistematike? Nëse është kjo e dyta, askush nuk mund të matet dot me të majtën shqiptare për shkak të genomit të saj që fillon me Kominternin.  Rilindje apo Rikthim?!
Kthimit në njerëz- dele i shërben edhe presioni i drejtpërdrejtë që Kryeministri Rama u bën njerëzve në takimet e tij elektorale.  Çfarëu ofron ai atyre? Çfarë modeli? Çfarë perspektive? Asgjë që nuk ka lidhje me atë vetë si qëndra e çdo gjëje në këtë vend.  Ai u ofron të gjitha bashkive vetëm faktin se po votuan për zgjatimin e gishtave të tij do kenë fonde, ujësjellësa, rrugë.  Përndryshe? Mjerë ju! Kjo është filozofia e ofertës së tijpaternaliste për shqiptarët. Ai do të jetë njëherësh kryeministër dhe kryetar i të gjitha bashkive.  Nesër ata do rrinë dhe do mund të hanë vetëm përmes dorës së tij.  Ndryshe do vdesin nga uria.  Krejt ndryshe, PD mbështet inisiativen e lire, çlirimin e kapitalitpërmes uljessë taksavelokale dhe garantimin e mbështetjes për bizneset e reja.  Duke i ofruar seriozisht shëmbull dhe bashkëpunim qeverisë. 
 
III. 
Përqeshja që lidershipi socialist i bën edheofertës njerëzore të PD-së në këto zgjedhje duke e quajtur të vjetër, të konsumuar, të pazonjën për t’u rifreskuar dhe rigjeneruar, është e sigurtë qëbëhet për të humbur gjurmët e skemës së vet për pushtet absolut.  Faktet tregojnë të kundërtën. Se ku në fakt është dëshpërimi dhe mungesa e ideve! Në aksin Durrës- Tiranë- Elbasan- Korçë jeton mbi 50 përqind e popullsisë së Shqipërisë, ku është përqëndruar mbi 62 përqind e pasurisë që krijojnë shqiptarët.  Këtu është pushteti real. Kush janë zgjatimet e gishtave të Kryeministrit Rama këtu? Njerëzit e freskët dhe gjithë lëng? Idetë e tij të reja? Katër mosketieret e betonit, depresionit, varfërise dhe papunësisë! Durrës – Vangjush Dako, në kërkim të mandatit të 3-të; Elbasan – Qazim Sejdini, në kërkim të mandatit të 3-të; Korçë – Sotiraq Filo, në kërkim të mandatit të 2-të; dhe Tiranë – Erion Veliaj, në shërbim të Ramës që prej 12 vjetësh, merita publike e të cilit është se ka bërë gjithshka që ka lëçitur në sytë e “kapitenit” të tij– ai rri tek Kryeministri Rama njësoj siç Pinxho Kapella rrinte tek plaku Mere.  Nuk ka ujë më të ndenjur se kaq. Nuk ka ofertë më të vjetër dhe të konsumuar sesa kaq. Por është pikërisht këtu ku Kryeministri shpreson të gjejë sigurinë për t’i sunduar përfundimisht Shqiptarët.  Ky është shteti që ai do.  Një Pinxho- shtet. 
Por ai bashkë me ortakët e tij ka edhe frikë. Nuk ka besim as tek proza e vet dhe as tek kandidatët e vet. Është i ndërgjegjshëm se çfarë u ka bërë shqiptarëve. Nuk ka si shpjegohet që Kryeministri është në spotin e kandidatit Veliaj, mu sikur çon nusen në altar. Nuk ka si shpjegohet “indiferenca” e Kryeministrit ndaj kandidatëve të inkriminuar në listat e bëra prej tij, edhe pse PD me rastin e Këlcyrës, të perifrazuar “dorëzojmë Këlcyrën për Washingtonin” i dha një shembull si të vepronte. 
Duket sikur sot në Shqipëri, njësoj si nën diktaturë, është bërë e rrezikshme të kesh të drejtë atëhere kur shteti e ka gabim. Por ne na duhet ta ruajmë lirinë e fituar.  Liria për të zgjedhur do të thotë përgjegjësi.  Ne ende i trembemi asaj, edhe pse nuk na pëlqen kjo që kemi gatuar deri më sot.  Skema paternaliste në gjenetikën e çdo shqiptari është kundra marrjes së përgjegjësisë.  Zbatimi i trashëgimisë osmano- komuniste do të thotë se vendimet për shqiptarin i merrte sulltani, pashai, valiu, Enveri, Partia.  Ai thjesht i nënshtrohej atyre. Edhe kuturisja e shitjes së votës, më shume se çdo gjë tjetër është reflektim i varfërisë dhe një formë e re nënshtrimi. Të gjithë e kemi në dorë të marrim përgjegjësi për zgjedhjet tona. A do rreshtohen shqiptarët përsëri si dele në 21 Qershor, duke pritur që pushteti i sotëm t’ua ngrejë bishtin një e nga një? Ndoshta kjo është koha kur qytetarëve shqiptarë do t’u duhet ta ruajnë veten dhe vendin nga qeveria e tyre.  Me kurajo! Me votë!