• |
ide | kryesore

Tuna rikthehet… zjarr

Arkiva, Paparazzi
tuna zjarr.JPG



Atëherë kur të gjithë mendonin se e kishte zënë gjumi dhe vera do ta gjente të papërgatitur, Tuna na ka zënë në befasi. Edhe këtë herë, këngëtarja nga Shkupi duket se është mobilizuar totalisht për të goditur në shenjë. Dy ditë na ndajnë nga publikimi i video-s së re, këngë që nga thjesht “zogu”, pritet t’i japë këngëtares një dimension internacional. Lapsi.al mësoi se 30-vjeçarja ka punuar fortë për këtë projekt, i cili është punuar nga producentë të huaj, të njëjtët që kanë prodhuar për artistë më famë si Usher apo Justin Bieber.  

Përgatitja e jashtëzakonshme fizike në palestër dhe fotot me kokë poshtë që ka postuar vazhdimisht në Instagram, duket se e kanë pasur një shpjegim. Tuna ka realizuar një klip tërësisht të ideuar nga ajo vetë, ku shfaqet si artiste cirku, në rrethin e zjarrtë që paralajmëron një projekt të nxehtë vere. Për të mësuar më shumë rreth këtij rikthimi do të duhet të presim deri të shtunën, ku do të dëgjojmë për herë të parë se si tingëllon Tuna në një këngë, e gjitha në anglisht.