• |
ide | kryesore

Ajola Xoxa përgënjeshtron regjinë qëndrore. Poston foto nga fushata

Arkiva, Paparazzi
ajola xoxa mbyllja fushates.JPG



Bashkëshortja e kandidatit socialist për Tiranën duket se ka dashur të përgënjeshtrojë mediat madje edhe vetë regjinë qëndrore të kryeministrit Rama, që nuk fokusoi në asnjë moment, pjesëmarrjen e saj në mitingun e djeshëm pëmbyllës. Vetëm sot, Ajola Xoxa postoi një foto në rrjetet sociale ku shihet duke përshëndetur Erion Veliajn, me diçiturën “Mbrëmë në mbyllje të fushatës, moment solemn”. Në fakt, raportimet direkte të të gjitha mediave, ditën e djeshme folën për mungesën e Ajolës krah Erionit, duke e lidhur me “imazhin jo të mirë” që ajo mund të përcjellë në publik, për shkak të lakimit të emrit në çështje të nxehta. Por me sa duket, juristja 31-vjeçare është shfaqur sa për një foto, që ta ruajë si kujtim.