• |
ide | kryesore

Besa Kokëdhima, koncerte fushate në ndihmë të babait

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Vajza e deputetit socialist Koço Kokëdhima duket se është angazhuar edhe këto zgjedhje me koncerte fushate. Dihet që babai i saj kryeson strukturat elektorale të PS-së në jug të vendit dhe për këtë shkak, Besa ka organizuar shfaqje me muzikën e saj për mbështetësit e forcës që i ati përfaqëson. Por, gjatë këtyre koncerteve këngëtarja është treguar e kujdesshme për të mos rënë në sy, pasi vetë filozofia e fushatës së PS nuk përfshinte këngë e valle. Besa Kokëdhima këndoi mbrëmë në Sarandë, ku “aksidentalisht” në foton që postoi në IG, shfaqet posteri i kandidates socialiste. Ndërsa sonte në mbrëmje në koncertin në sheshin e Vlorës, ajo ka ftuar një tjetër mbështetës të PS, kantautorin Alban Skënderaj