• |
ide | kryesore

Pushimet/Në Greqi me kesh me vete

Arkiva, Planet
710372FiraSantoriniCycladesIslandsGreece.jpg



Sipas ekspertëve britanikë, pushuesit bëjnë mirë të kenë me vete para ‘kesh’, dhe jo vetëm karta krediti, për shkak se kriza e monedhës së euros po i vjen rrotull Greqisë. Një skenar i mundshëm nëse vendi del nga Eurozona është mbyllja e bankave dhe bllokimi automatikisht i bankomateve. “The Guardian” shkruan se, në çdo rast emergjent paratë ‘kesh’ do të ishin shpëtimi i turistëve. Pushuesit britanikë janë të parët që po marrin këshillat e duhura para se të nisin sezonin turistik në ndonjë nga ishujt e Greqisë, të cilët janë të famshëm për bukuritë dhe shërbimin që ofrojnë. Edhe pse mbi qeverinë e Athinës rëndon laku i borxhit prej 1.6 miliardë euro, për vendin nuk mungojnë reklamat nëpër ‘site’ të mirënjohura turistike apo media ndërkombëtare, të cilat e promovojnë turizmin si pikë të fortë të Greqisë. Sipas të dhënave të vitit 2014, Greqia mirëpriti 24 milionë turistë dhe sfida e vendit ishte që ky vit të thyente çdo rekord. Por sipas disa sondazheve, në Greqi ka një luhatje të vogël në numrin e pushuesve që, pritet të zbarkojnë në jug të vendit dhe kjo bën që të rritet ankthi. Sektori i turizmit përveçse gjeneron miliona euro për ekonominë greke, hap edhe mijëra vende pune, kur në vitin 2014 u numëruan 50 mijë të punësuar gjatë 3 muajve të verës.

Shekulli