• |
ide | kryesore

Talebanët shpërthejnë bombë në parlament (video)

Arkiva, Planet
irak.jpg



Talibanët koordinuan një sulm të armatosur mbi parlamentin afgan në Kabul. Ata shpërthyen një bombë të fuqishme në një makinë jashtë parlamentit, ndërsa më vonë tentuan të hyjnë brenda. Atje u përballën me policinë, të cilët i vranë të gjashtë talibanët e armatosur. Policia evakuoi ligjvënësit. Beteja zgjati rreth dy orë. 18 persona u plagosën, por asnjë deputet nuk u lëndua. Talibanët thanë se e kryen sulmin pikërisht në ditën kur do votohej për ministrin e ri të Mbrojtjes.