• |
ide | kryesore

Skandali/ Një transgjinor i ndërpret fjalën Obamës (video)

Arkiva, Planet
gjinor.jpg



Një ngjarje e pakëndshme ishte ajo që i ndodhi Presidentit të SHBA, Barack Obama gjatë një takimi me komunitetin LGBT në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë një takimi në muajin e paradës së homoseksualëve dhe disa ditë larg vendimit të Gjykatës Kushtetuese për martesat mes njerëzve të të njëjtit seks, ai u ndërpre gjatë fjalimit të tij nga një transgjinore.

“Dëgjoni! Jeni në shtëpinë time” – i tha Obama gruas duke vijuar: “Nuk tregon respekt kur më ndërpret, sepse je e ftuar. Të të vijë turp, nuk duhet ta kishe bërë këtë”.

Xheniset Gutierrez vazhdonte të thërriste “Jo më deportime”- ndërsa u  shoqërua nga personat që garantojnë sigurinë e Presidentit të SHBA-së.