Paku, peshku që shpartallon testikujt e meshkujve ka mbërritur në New Jersey. Nuk është hera e parë që shfaqet në një liqen amerikan. (video)
Pasi ndolli terrorin në Suedi, peshku Paku (Pacu), me dhëmbë shumë të ngjashëm me ata të njerëzve, është rikthyer duke vënë në rrezik testikujt e pushuesve amerikanë. Të rrezikuar kësaj here janë ndjerë plazhistët e një liqeni pranë Derlan, New Jersey. Gjatë një dite peshkimi, peshkatari veteran Ron Rosi, zuri me grep atë që për të ishte një peshk i pazakontë. Dhe në fakt, peshku Paku vjen nga Arizona, saktësisht nga delta e Orinokos dhe nga Rio e Amazonave. Peshku njihet nga popullsia lokale si “shpartalluesi i testikujve”. Shumë i ngjashëm me të tmerrshmin Piranja, kjo specie, ka dhëmbë të sheshtë, të përshtatshëm për të bluar frutat dhe bërthamat me të cilat ushqehet dhe sulmon burrat nëse janë nudo. Nuk është hera e parë që ky peshk shfaqet në SHBA. Vitet e fundit ai është parë në shtete të ndryshme si Colorado, California, Arkansas, Texas etj. Por, kjo nuk do të thotë që nuk është i rrezikshëm. Sipas pohimit të dokumentaristit Jeremy Wade, të Huffington Post America, që ka intervistuar indigjentët e Papua Guines (vend në të cilin peshku Paku është shumë i përhapur), “gjakderdhja është kaq e madhe, sa në fund, kush ka mbetur i kafshuar, vdes. Indigjenët më kanë thënë se ajo “gjëja” ngjante si të ishte një qënie njerëzore që kafshon testikujt nën ujë, por nuk e dinë se çfarë është”.