• |
ide | kryesore

Në Shqipëri, qeni pi qumësht direkt nga gjiri i dhisë

Arkiva, Syri i Lapsit
dhiaaa.jpg



Kjo video që lapsi.al po publikon, është xhiruar pak javë më parë në Kepin e Rodonit, aty ku gjatë kullotës së një kopeje me dhi, një qenush ka ndalur një nga krerët, për… t’u ushqyer. Është e vështirë të kuptosh se në vend të kecit, nga gjiri i dhisë po pi një këlysh qeni, pasi afrimiteti dhe harmonia mes tyre dallohet qartë. Me sa duket, qenushi i vogël është tipik rasti i të urtit, i cili pasi ka mbaruar me nënën e vet, po pi qumësht nga “nëna” e dytë.