• |
ide | kryesore

Gra, harrojeni mërzinë në dhomën e gjumit: në moshën 40-vjeçare, seksi është i frikshëm.

Arkiva, Stil
gra kate-winslet-122931.jpg



Sipas një kërkimi të Universitetit të San Diegos, në këtë moshë, gratë ndjehen më rehat me trupin e tyre. Në atë moshë, gratë kanë tashmë eksperience, njohin veten, kanë kapërcyer dhimbjen e lindjes, kanë kuptuar sa shumë rezistencë fizike kanë dhë kanë mësuar të vetëvlerësohen. E gjithe kjo, nën çarçafë, shpërblen. E konfirmojnë edhe gjinekologët. Gratë njohin nevojat e tyre, e dinë se jo gjithmonë do të arrijnë të kenë një orgazëm gjatë raportit dhe për këtë duhet të përdorin stimulimin e klitorit ose vibratorin. Për më tepër, ulje ngritjet e jetës u kanë dhënë urtësinë. Nuk çmenden më nëse kanë celulit.

Jeta në të dyzetat është qetësuar, ndoshta është kapërcyer modaliteti Mama që nuk e favorizon aspektin seksual (asgjë nuk mund ta ulë libidon më shumë se një fëmijë që qan). Fëmijët tani flenë në krevatin e tyre dhe ka më shumë kohë dhe energji për të mënduar për diçka tjetër.  

Kjo është edhe mosha e rritjes hormonale. Nëse nga njëra anë niveli i estrogjenit mund të bjerë, ka gjithësesi një anë pozitive: në kalimin drejt menopauzës, niveli i testosteronit mbetet i pandryshuar . Për rrjedhojë, eksitimi mund të jetë edhe më i madh.

Sipas një studimi teksan të 2010-ës, gratë në periudhën më fertile (nga 18 deri në 26 vjeç) kanë fantazi seksuale më pak të shpeshtë dhe jo aq të zhvilluara sa ato nga 27-45 vjeç. Në prag të rënies së ziles biologjike, gratë kanë një jetë seksualë më aktive dhe janë më të hapura ndaj takimeve rastësore.

Së fundi, në këtë fazë të jetës, shpesh gjëndesh përsëri single. Ne Amerikë, sipas censusit, 62% e grave nga 45 deri në 54 vjeç janë të martuara, 3% janë vejusha, 19% e tyre janë të divorcuara, 4% të ndara. Statusi singe mund të dhurojë një lloj lirië seksuale. Pas braktisjes se monogamisë, ndjehet dëshira e zbulimit të seksualitetit.