• |
ide | kryesore

Gafa e CNN: Shfaqet flamuri i ISIS në paradën gay në Londër

Arkiva, Pikante
gafa cnn.JPG



Do të kish qënë një lajm shokues sikur reporterja e CNN-it në kryeqytetin britanik, që ndërpreu transmetimet e rrjetit informativ me flash-in e saj më të fundit, të mos kish rënë vetë pre e një shakaje: në flamur, në vend të shkronjave arabe, kishte në fakt siluheta lodrash seksi (sex toys). Jo një homazh për Shtetin Islamik pra, por një tallje-provokim për Kalifatin. “Është ky burrë i veshur bardhë e zi që valvit atë që duket një kopjo e keqe, por gjithsesi një tentativë e qartë imitimi i flamurit të ISIS-it”, janë fjalët e ndezura të Lycy Pawle. “Duke e parë nga afër vërëhet se nuk ka shkronjat karakteristike arabe”, vazhdon Pawle, “ngjajnë shkronja pa ndonjë kuptim, por sidoqoftë bëhët fjalë për flamurin e ISIS. Megjithatë, duket sikur jam e vetmja që e ka vënë re”, përfundon ajo. Ndoshta, të gjithë pjesmarrësit e tjerë në paradë (manifestues dhe reporterë), duhet ta kenë pasur të qartë që shenjat në flamur nuk ishin tjetër, veçse vibratorë dhe lodra te tjera seksi.