• |
ide | kryesore

Në Shqipëri, spikeret e lajmeve shfaqen në ekran me gjoksin jashtë

Arkiva, Paparazzi
cicat jashte 2.JPG



Jashtë realitetit dhe seriozitetit të lajmit, një televizion i ri po përpiqet të tërheqë vëmendjen duke i nxjerrë prezantueset e edicioneve informative, me gjoksin “lisho”. Lirshëm, pa të brëndshme, vajzat që lexojnë lajmet e televizionit “Zjarr”, kanë shokuar jo pak opinionin e rrjeteve sociale. 

Eljona Pitarka njëra dhe Enki tjetra, shihen teksa flasin për arrestime të bujshme apo krizën greke, me xhaketën zbërthyer e me zërin që më shumë do t’i shkonte linjave të nxehta 0900. Ndryshe nga sllogani i edicionit informativ të këtij televizioni të ri, “S’jemi lajmi, Japim Lajme”, kësaj here, janë pikërisht këto spikere që u bënë lajmi.