• |
ide | kryesore

Jo Blerimi, por Pajtimi është i dashuri i yllit Nicole Scherzinger

Arkiva, Paparazzi
nicole pajtimi.jpg



Fotot e Blerim Destanit në Mykonos ku dukej Nicole Scherzinger, shumë portale shqiptare i komentuan si lidhje mes aktorit dhe yllit të muzikës botërore. Por, vetëm sot Daily Mail ka zbuluar të vërtetën e romancës më të re të ish-Pussycat Dolls. Ja çfarë shruan tabloidi i njohur britanik për artisten amerikane dhe futbollistin shqiptar Pajtim Kasami.

E veshur me bikini, Nicole Scherzinger, tashmë 37 vjeç, “nduk” futbollistin Pajtim Kasami, 23 vjeç, në Greqi. Keshtu ish e dashura e Leëis Hamilton i ben qejfin vetes në ditën e saj të festës.
E trishtuar pas ndarjes në muajin shkurt nga ish i dashuri i saj prej shtatë vjetësh, duket se tashmë Nicole Scherzinger e ka shëruar atë plagë.

37-vjeçarja është fotografuar të dielën duke puthur futbollistin shqiptar 23 vjeçar Pajtim Kasami me të cilin ka kaluar pushimet dhe kohë të bukura në Mykonos, Greqi, ku edhe ka festuar ditëlindjen e saj.

Me një palë veshë lepurushi prej dantelle në kokë, në bikini dhe pantallona të shkurtra të bardha, ish këngëtarja e Pussycat Dolls ka mberthyer më një puthje futbollistin gjysmë te zhveshur, i cili është 14 vjet më i ri se ajo.