• |
ide | kryesore

Holta Dulaku pranon se Tuna nuk e ka marrë apartamentin: Kërkon shtëpi 500 mijë euro

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Duket se nuk e ka vënë ujin në zjarr nga akuzat, madje përgjigjia e producentes së Dancing With the Stars ka tingëlluar aq sportive, sa të gjithë do ta besonin se Tuna ka kërkesa absurde, jashtë kontratës së fituesit. Bëhet fjalë për dritë-hijet e një skandali që duket po shpërthen së fundi, në lidhje me një deklaratë të këngëtares fituese të DWTS. Sipas Tunës, Holta Dulaku e ka mashtruar, pasi nuk i ka dorëzuar çelësat e apartamentit që i takon, sot e 5 muaj më parë.
Holta Dulaku, bashkëshortja e njërit prej pronarëve të Vizion Plus, ka reaguar me qetësi për atë që mund t’i njollosë 2-fish spektaklin, pasi as Lori Hoxhës nuk i dha çmimin e premtuar. “Tuna nuk e ka marrë shtëpinë se është ende duke zgjedhur. Vip-at tanë nuk kuptojnë një gjë, që çmimi i spektaklit është një apartament me vlerën deri në 50 mijë euro. Kush fiton Dancing kërkon gjithmonë apartament mbi 500 mijë euro.” – është shprehur për gazetarin Olti Curri, producentja Dulaku.
Nuk dihet se si e ka pritur Tuna këtë reagim dhe mbi të gjitha, a ka rënë dakord këngëtarja të heshtë përballë këtyre të vërtetave të ndryshme nga ato të sajat?