• |
ide | kryesore

Sot, dita më e gjatë e vitit. Minuti i fundit bëhet me 61 sekonda

Arkiva, Planet
30 qershori.jpg



30 qershori do të zgjasë një sekondë më shumë. Minuti i fundit përpara mesnate do të ketë 61 sekonda: 60 të zakonshmet, plus një të shtuar, për të mundësuar sinkronizimin e orëve atomike me rrotullimin e tokës. Dita më e gjatë e vitit? Në parametra thelbësisht sasiorë, është dita e sotme. 30 qershori do të zgjasë një sekondë më tepër se 24 orëshat e zakonshëm. Mesnata do të vijë paksa më vonë, për shkak të të ashtuquajturit sekondi i shtuar: një artificë që përdoret herë pas here për të përshtatur kohën e kordinuar universale (UCT), që matet me orët atomike të shpërndara në të gjithë botën, me orarin planetar që bazohet në rrotullimin e tokës. Një sekondë. Shpejtësia e kësaj të fundit është e paqëndrueshme dhe e vështirë për t’u parashikuar, për një sërë faktorësh (siç janë ndryshimet që ndodhin në brendësi te bërthamës së tokës). Prandaj, hëra herës (me statistikë i bie një herë në 18 muaj përafërsisht), është e nevojshmë t’i bëhet një rregullim temporal prej një sekonde kohës së kordinuar universale, për t’a mbajtur atë të sinkronizuar me ditën diellore më të ngadaltë. Sekonda e shtuar (leap second në anglisht), është përdorur për herë të fundit në 30 qershor 2012. Data e përzgjedhur konvencionalisht për këtë rrëgullim është kryesisht dita e fundit e qershorit, ose e dhjetorit. Problem i modernitetit. Vendimi i përdorimit të të ashtuquajturit sekondi i shtuar, ndër të tjera pa ndonjë rregull fiks, i takon një organi ndërkombëtar të quajtur International Earth Rotation and Reference Systems Service (IERS). Hera e parë që ky rregullim rezultoi i vyer, ishte në vitin 1972 dhe sot kjo gjë aplikohet për herë të 27. Pasojat zinxhir. Megjithëse një sekondë mund të ngjajë pak, ky shtim mund të shkaktojë probleme me funksionimin e kompiuterëve në të gjithë botën. “Sekondat e shtuara paralajmoërohen vetëm 6 muaj përpara se të aplikohen”, thotë për BBC Peter Ëhibberley, studjues pranë Laboratorit Britanik Kombetar të Fizikës , “kjo do të thotë që kompiuterat dhe softet nuk mund të programohen me këtë shtesë e cila rrjedhimisht duhet rregulluar në mënyrë manuale”. Menaxhimi jo korrekt i sekondit të shtuar, mund të shkaktojë mungesë sinkronizimi në sistemet e komunikimit, ato financiare dhe në të gjitha ambientet që bazohen në matjen preçise të kohës”. Mendoni aeroportet, Bursat ose Stacionet Hapsinore. Prandaj sot ende diskutohet për vlefshmerinë e kësaj mundësie. Dhe do të vazhdohet të flitet edhe këtë vit në nëntor, në konferencën e rradhës të Radiokomunikimit Botëror që do të mbahet në Gjenevë.