• |
ide | kryesore

Tuna dhe Cozman në burg për hashash? Ata janë në Dhërmi duke xhiruar klipin

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Lajmi i bujshëm i kësaj fundjave, sipas të cilit policia shqiptare ka ndaluar Tunën dhe Cozman pasi iu gjetën 20 gr marijuanë, për stafin që merret me menaxhimin e këngëtarëve, duket se është një spekulim: “Menaxhmenti i reperit, Cozman dhe Tuna, i hedhë poshtë kategorikisht të gjitha raportimet e rrejshme të mediave dashakeqe dhe konspirative, se artistët janë zënë me mjete narkotike në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.”- shkruhet në deklaratën e shpërndarë në facebook nga Cozman, vetëm pak orë pasi lajmi u përhap me shpejtësi në media. Fenix Team ka përshkruar ngjarjen, duke mohuar versionin e policisë: “Fenix Team sqaron për publikun dhe mediat se këngëtarët janë ndalur nga policia, 10 minuta pas përfundimit të performancës së tyre në SummerFest 2015 në Tiranë, organizuar nga Top Channel, dhe janë ndaluar për drejtim të veturës me shpejtësi dhe mos respektim i rregullave të komunikacionit (mos respektim i semaforit – “kalimi në të kuqe”), e jo për posedim të mjeteve të palejuara nga ligji.” Pra, sipas kësaj komunikate, “artistët nuk janë arrestuar. Tashmë janë duke arritur në Dhërmi, ku edhe do të fillojnë xhirimet e projektit të ri muzikor.”