• |
ide | kryesore

Videomesazhi i Anastacias për shqiptarët: Ju pres në Tiranë më 25 gusht

Arkiva, Paparazzi
anastacia.jpg



25 gushti është tashmë zyrtarisht data kur këngëtarja e famshme amerikane do të jetë në Shqipëri për shfaqjen e saj fantastike, pjesë e turneut shumë të suksesshëm “Resurrection”, me dhjetra data të shitura në qytetet më të rëndësishme europiane. Të pranishëm në koncertin e këtij fillim korriku në Beograd, lapsi.al, ju sjell përshëndetjen ekskluzive dhe ftesën e artistes së hiteve të viteve 2000, drejtuar gjithë shqiptarëve dhe kosovarëve që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Qemal Stafa”, mbrëmjen e 25 gushtit. Sipas organizatorëve shqiptarë, ky koncert pritet të paraprihet nga grupe suporti, emrat më të njohur të muzikës shqiptare, e po ashtu artistë të huaj që mbeten për t’u zbuluar.