• |
ide | kryesore

Fotot e Cozman para gjykatës, akuzohet për prodhim dhe trafikim lëndësh narkotike

Arkiva, Paparazzi
cozman 2.jpg



Ka nisur këtë mesditë në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore për reperin Cozman, i cili u arrestua mbrëmjen e së premtes në kryeqytetin shqiptar. I dashuri i këngëtares Tuna, ka pranuar përballë trupit gjyqësor se është përdorues i lëndëve narkotike, por Ylber Abdullahu, sipas avokatit të tij, është duke iu nënshtruar një trajtimi për varësinë që ka ndaj lëndëve narkotike. Cozman akuzohet për prodhim dhe trafikim të lëndëve të paligjshme, pasi gjatë kontrollit iu gjet 20 gr marijuanë. 

Burime të lapsi.al, nga Gjykata e Tiranës bëjnë me dije se reperi nuk po e përjeton mirë këtë situatë. Pritet vendimi i trupës gjyqësore për masën e arrestit.