• |
ide | kryesore

Kërcënohet Bora Kokëdhima? I thyejnë derën e dyqanit

Arkiva, Paparazzi
bora kokedhima foto pare.jpg



Vajza e deputetit socialist Koço Kokëdhima duket se nuk e ka përjetuar keq atë që mund të quhet një kërcënim. Madje 27-vjeçarja e cila ka në pronësi markën e veshjeve “Savage”, e ka konsideruar ngjarjen si një xhest xhelozie. Stilistja e re postoi foton e xhamave të thyer të vendit ku magazinon veshjet, me shkrimin: “Disa monstra të vegjël, nga xhelozia e madhe, më thyen vetratën e magazinës… unë u bëra fort merak për siguracionin që do e paguaj”.

"E nga depresioni i papërballueshëm", – Bora shkruan se mori një shishe Roze… Këto kanë qenë fjalët e bjondes rebele të familjes Kokëdhima që me sa duket, s’i ka bërë përshtypje fare akti i dhunës që iu ushtrua biznesit të saj.