• |
ide | kryesore

Zbulohet domethënia e kërpudhës para kryeministrisë (video)

I pakategorizuar
kerpurdh.jpg



Dritat tërheqin vëmendjen ndeësa kalon ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.  Eshte pamja e re e godines se kryeministrise. Projektit te vitit 1939 te arkitektit italian Gerardio Bosio i eshte bashkangjitur ideja e krijuesit francez te arteve pamore Philippe Parreneo. Nderthurje e kontestuar nga qytetare e personalitete te jetes publike. Drejtoresha e projektit Falma Fshazi shpjegon arsyen e realizimit.

“Veçoria e Markizës është se ajo ndriçon dhe shënjon ndërtesën në të cilën vihet. Ajo është vënë në Tokio… është vënë në shumë ndërtesa simbolike dhe historike dhe shumë të rëndësishme. Markiza nuk prek asgjë nga ndërtesa vetëm se duke i dhënë dritë, sidomos në rastin tonë i jep kouptim thellësisë së hapjes. E shënon hapjen, e ndriçon hapjen. Janë dy gjëra të pandashme, Markiza e Tiranës që është bërë dhe që është më e madhja që Philippe Parreneo ka bërë. Dhe hapja e brendshme e kryeministrisë”.

Dy aspekte te politikes i percjell Carsten Holler permes kesaj kërpudhe ne krah te godinës.

“Një nga shpjegimet e tij për kërpudhën është që ajo ka këtë anën që të ushqen, dhe anën magjike dhe shumë të bukur dhe që të frymëzon. Një e tillë mund të jetë dhe politika, por ka edhe anën që të helmon dhe të dëmton dhe të përçudnon. Ka dy aspekte dhe domethënia e kërpurdhës dhe pse është pranë kësaj ndërtese. Nuk është thjesht një dekoracion” –thotë Fshazi.  

Ne hollin protokollar foto e gjermanit Tomas Demand synon te percjelle miqesine mes popujve. Mikesha e pare ishte kancelarja gjermane Angela Merkel shenimi i seciles celi edhe librin e  pershtypjeve. Pas saj mund te shprehet cdo qytetar qe viziton biblioteken e kryeministrise. 3 mije dokumente dhe libra gjenden ne kete salle. Materiali me i hershem arkivor i perket vitit 1914. Ne arkivin dixhital gjen dokumente dhe foto qe nga viti 1912. I perkasin Agjencise Telegrafike Shqiptare. Ndersa keto sende jane nxjerre nga magazinat e shtetit. Objektet e kohes se komunizimit i serviren publikut mbi tryezen prodhim i nxenesve te shkolles profesionale “Karl Gega” sot. Ne kete dhome dixhitale historia synohet te percillet permes fotove. Ekspozita e pare vjen e kuruar nga Zef Paci. Donacionet private kane sherbyer edhe per te jetesuar kete restaurim te dyte te Kryeminsitrise. Nje ide e Kryeministrit sipas drejtoreshes se projektit per t’iu vene ne dispozicion krijimtarise dhe mendimit kritik. Për tre dite eshte vizituar nga 1300 qytetare. Nderkohe do te qendroje e hapur nga e hena ne te shtune./abcnews.al/