• |
ide | kryesore

Granit Xhaka bëhet me Golf 3

Arkiva, Pikante
11403460_10153160338328371_2277355030848688329_n (1).jpg



Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse Granit Xhaka, futbollisti shqiptar i Bazelit, të kishte një makinë të vjetër sa ç’mund të jetë një Golf 3. Mund të bënte pjesë në koleksionin e makinave të tij, nëse ai ka ndonjë të tillë. Por emri i tij figuron në siguracionin e një automjeti të tillë. Në fakt, qytetari që ka Golf 3 quhet Granit Laçi. Një gabim i punonjësve të agjencisë së sigurimeve ia ka ndryshuar atij mbiemrin nga Laçi në Xhaka dhe këtë qytetari ka vendosur ta ndajë në rrjetet sociale. "Pershendetje Jeta Osh Qef, quhem Granit Laçi dhe kam nje Golf 3-sh por ne policën e sigurimit te mjetit jam Granit Xhaka", shkruan qytetari.