• |
ide | kryesore

Merkel “e ftohtë” përballë lotëve të një vajze që nuk donte të largohej nga Gjermania

Arkiva, Syri i Lapsit
lapssss.jpg



Kancelarja gjermane Angela Merkel është gjendur në një pozicion të vështirë ndërsa është përpjekur t’i shpjegonte një vajze të vogël palestineze, se pse ajo dhe dhe familja e saj që kishin ardhur kohët e fundit në Gjermani duhej të dëboheshin nga vendi. Merkel ishte e ftuar në emisionin “Jeta e mirë në Gjermani” përpara një grupi fëmijësh të refugjatëve në Rostok të moshave nga 14 -17 vjeç, të ardhur 4 vite më parë nga një kamp refugjatësh në Liban. Me një gjermanishte të rrjedhshme vazja i shpjegon Merkel pse nuk donte të rikthehet në vendlindje, por të qëndronte dhe studionte në Gjermani. Kancelarja përpiqet t’ia bëjë të qartë se pse Gjermania është e detyruar t’i rikthejë refugjatët. Ligjërata e Merkel nuk zgjati shumë, pasi vajza e vogël shpërtheu në lot. Dhe Merkel iu afrua ta qetësojë.  Video është komentuar në rrjetet sociale se Merkel u tregua e ashpër me vajzën e vogël.