• |
ide | kryesore

Programi që zbulon telefonatat me numër të fshehtë

Arkiva, Planet
tele.jpg



Merr fund kënaqësia për ata që bëjnë telefonata anonime në celular. Vjen tashmë shërbimi me anë të të cilit mund të zbuloni ngacmuesit apo kush fshihet pas një “numri të panjohur”. Me “Whooming” është e mundur që të zbuloni “të panjohurit”, madje edhe të regjistroni telefonatën. “Whooming” në versionin me pagesë ofron edhe disa shërbime të avancuara. Këto shkojnë përtej zbulimit të “ngacmuesve” në telefon me “numër të panjohur”.

Për tu regjistruar në sistem duhet të paguash një tarifë. Më pas ka tarifa për zbulimin e telefonatave apo sms-ve të panjohur. Ka edhe një shërbim për ata që duan ta regjistrojnë telefonatën me një “ngacmues”. Për të përdorur shërbimin duhet të regjistrohesh në app (Android apo iOS) dhe më pas duhet të zgjidhni “devijimin e telefonatave”./lapsi.al./