• |
ide | kryesore

Profil privat/ Sekretet e çiftit Tsipras

Arkiva, Planet
betty.jpg



Aleksis Tsipras po përjeton një turp. Pasi titoi thellë referendumin në vendin e tin me 61 % të votive ai u detyrua të nënshkruajë më kreditorët po ato masa kursimesh që mbështetësit e tij i patën hedhur poshtë. Por megjithëatë sipas një sondazhi të fundit 68% e grekve dëshirojnë ta mbajnë Tsiprasin në krye të qeverisë.

“Aleksis as nuk ha as nuk fle më sepse ai ka një borxh kundrejt popullit-ka thënë mamaja e tij për “Parapolitika’ . Për shumë njerëz të thjeshtë ky djalë i popullit mbeten ende njëri prej tyre. Politikani që nuk mban kurrë kravatë (as për të takuar papën thotë tsiprasi vetë) ka lindur në vitin 1974 në Athinë, nga një familje e mesme dhe jo nga një dinasti e zgjedhur. Por qe Peristera (që do të thotë pëllumb) Batziana, shkurt Betty që zgjoi tek ai ndërgjegjjen politike. Kjo e dashur e rinisë që në fund të viteve ’80  ndan ende  jetën me të. Ata u takuan gjatë studimeve të tyre. Betty vinte nga një familje modeste e Thesalisë dhe ishte shumë e angazhuar politikisht. Atë kohë Aleksis, i qeshur dhe sportive merrej me volejboll dhe ishte tifoz futbolli. Por e braktisi sportin pas një dëmtimi në gju dhe Betyy e tërhoqi drejt mitingjeve politike.

Aleksis dhe Betty gjate studimeve. Me poshte pallati ku banojne dhe poshte fare duke dale nga makina ne 5 qershor diten e referendumit 

Në krahë të saj ai u përfshi në rininë komuniste KNE. Në vitin 1990 ata janë liderë të protestave të gjimnazistëve kundër ligjit për arsimin. Ndërkohë që betty ndjek studimet e inxhinjerisë elektrike në universitetin e Patrasit, Aleksis e abandonon profesionin e inxhinjerit për t’iu futur karierës politike. Dhe ka shumë fat. Një trajektore perfekte që nga e majta radikale deri tek ngjitja në postin e kryeministrit të Greqisë për të cilin ai nuk pranoi të betohet mbi Bibël. Një risi në Greqi. Pasi Tsipras është një ateist. Cifti ndryshe nga zakoni nuk ka dashur të martohet në kishë. Ata kërkojnë të jenë njerëz normal. Ai për shumë kohë lëvizte me motor ndërsa ajo sot rrefuzon të ketë badigardë. Ata preferojnë darkat në shtëpi me miq përpara jetës mundane. i vetm luks ndonjë fundjavë me familjen në ishullin Egine tek miqtë apo pushimet në Kretë tek një hotel mesatar.

Bety nuk tundohet aspak nga protokolli dhe glamuri që shoqëron statusin e saj të ri. Ajo mbetet zonja Tsipras, i dedikohet familjes së saj, dhe vazhdon të bashkëpunojë me industrinë e informatikës. Ajo pohon se njerzit e kanë zgjedhur burrin e saj “për të drejtuar Greqinë dhe jo për të pozuar në revista”. Një kunjë për ish ministrin e financave Varufakis fotot glamur të të cilit shokuan mbarë vendin. Super diskrete, e përqyer për thjeshtësinë e saj, ajo duket rrallë në krahë të të shoqit. Ata kanë dy fëmijë Phoibos Pavlos 5 vjec dhe Ernesto (në homazh të Ce Guevarës) 2 vjec të cilët i ruajnë shumë nga ekspozimi mediatik.

‘Ata formojnë një cift të shkëlqyer. Eshtë një kënaqësi ti shohësh kur shëtisin me fëmijët” thotë zonja Kouneli, një komshie për revistën “Protothema”. “Eshtë një burë buzagaz, gjithmonë i thjeshtë- thotë Thanasi-. Eshtë pikërisht ai që zbret plehrat nga shtëpia. Dhe kjo është surprizuese për një kryeministër”.

Lagjja periferike Kipseli ku ai vazhdon të banojë (në katin e shtatë të një pallati modest) është prekur thellë nga kriza. Pikërisht në këtë lagje ai shkoi të hedhë votën jo në referendumin e 5 qershorit i shtyrë edhe nga Betty. “Ai më informoi se nëse ai i pranonte kërkesat e kreditorëve ai do të humbte jo vetëm patrinë por edhe të shoqen e tij që është një militante e vendosur dhe shumë më majtas se ai vetë” mësohet se ka thënë presidenti Francez Fransua Holande. Duhet pasur frikë nga zemërimi i pullumbeshës.

Marrë nga revista franceze VSD / Përgatiti Lapsi.al