• |
ide | kryesore

Mbyllet restoranti më i mirë në botë. Rene Rexhepi do ta hapë Noma -n në Australi

Arkiva, Stil
rene.JPG



Rene Rexhepi me origjinë nga Tetova është konsideruar si shefi më i mire në botë. Ai menaxhon restorantin Noma, në Danimarkë, i shpallur gjithashtu si më i miri në botë. Por ai do ta mbyllë restorantin, për ta hapur në një vend tjetër; në Sindei të Australisë.

Rexhepi do të hapë restorantin Noma në Barangaro, në periferi të Sydneyt dhe ai do të zhvendoset atje me të gjithë stafin prej 60 njerëzve, duke përfshirë të gjithe shefat, kamerierët dhe stafin tjetër. Me të vetmin qëllim që t’i shpëtoje të ftohtit në Danimarkë në janar restoranti do të shkojë në pjesët e ngrohta të tokës dhe atje do të veprojë për një periudhë prej 10 javësh.

Rexhepi tha se kjo do të jetë lëvizja e fundit e restorantit. “Të gjithë që punojnë në Noma bëhen pjesë e familjes, fitojnë fëmijë”, shprehet ai, duke thënë se “ne i kemi pyetur se ku duan ata të shkojnë dhe përgjigjja ishte: në Australi”.

Australia ishte zgjedhur për shkak se ai dëshiron që fëmijët e tij të mësojnë edhe sërfin.

“Mund vetëm ta admironi kulturën bregdetare që kanë zhvilluar njerëzit që jetojnë në Australi. Ne këtu kemi plotë plazhe të mbushura me gurë. Danimarka është aktualisht në verë, dhe temperatura dje ishte 17 gradë celsius dhe binte shi gjithë ditën”, tha ai.

Rexhepi është tërhequr nga bimët dhe perimet e Australisë që mund të futen në specialitetet e tij.

“Bimët në Australi mund të jenë të vjetra më shumë se 50 mijë vjet. Ajo është aq unike dhe emocionuese. Australia më tërheq më shumë”.

2 3