• |
ide | kryesore

Lajm i mirë për diabetikët/ Insulina mund të merret me anë të një leukoplasti

Arkiva, Planet
insulina.jpg



Injeksioni i insulinës për personat me diabet mund të kthehet pas disa kohësh thjesht si një kujtim nga e kaluara. Gjithçka falë një shpikje të kërkuesve të Universitetit të Karolinës së Veriut në SHBA që kanë krijuar “leukoplastin inteligjent të insulinës”

Për momentin kjo shpikje është testuar tek kafshët, ku ka treguar se është në gjendje të rrisë nivelin e glukozës në gjak dhe të përhapë insulinën sa herë të jetë e nevojshme.

Bëhet me dije se leukoplasti nëpërmjet të cilit insulina futet në gjak, nuk është më i madh se një monedhë. Sipërfaqja e leukoplastit është e mbuluar me më shumë se 100 age të vogla me trashësinë e një qerpiku, të mbushura me enzima dhe të afta për të futur menjëherë insulinën në gjak.

Ndër të tjera thuhet se me anë të kësaj shpikje të sëmurët me diabet nuk do ndjejnë dhimbje falë materialeve të përdoruara për krijimin e tij.