• |
ide | kryesore

Botohet për herë të parë/ Dostojevski: Çfarë e rrezikon Ballkanin

Arkiva, Dossier
Dostoyevsky.jpg



Shpërbërja e perandorive të mëdha që arriti kulmin në Luftën e Parë Botërore, kishte filluar shumë kohë më parë dhe kishte në plan të parë ndarjen e rajonit të Ballkanit, që konsiderohet si një tampon midis Lindjes dhe Perëndimit në arenën gjeopolitike. Një nga momentet kyçe të këtij procesi është shënuar në vitin 1877, kur Rusia cariste i shpalli luftë Perandorisë Osmane për të "çliruar", territorin e Ballkanit dhe njëkohësisht të fitonte një dalje në det.

Rusët u ndalën për katër muaj në Plevna, pastaj qëndruan në frontin e Konstandinopojës deri në janar 1878, kur u shfaq në ngushticë flota britanike për të ndihmuar turqit. Rëndësia e momentit historik u kap pak nga bashkëkohësit, por në mesin e tyre është sigurisht ai që sot konsiderohet ndoshta shkrimtari më i madh rus i të gjitha kohërave.

Fjodor Dostojevski në atë kohë ishte i njohur për "libra të verdhë" të publikuar me seri si fejtone në revistat e kohës. Më vonë, episode të mbledhura në një vëllim të vetëm, do të formonin romane si "Krim dhe Ndeshkim", "Idioti" dhe "Vëllezërit Karamazov". Vite dritë larg nga qarqet politike, ortodokse dhe tifoz i çështjes “pan-sllave”, Dostojevski interpreton një tekst të shkruar nga ai vetë, të botuar ditët e fundit në Serbi në të përjavshmen “Nedeljnik” ngjarjet shihen në një pamje më të gjerë e ku është vendosur çështja e “sllavëve të Ballkanit”. Këto shihen si fragmentuara, shqetësime dhe rreziqe për stabilitetin e gjeopolitikës ndërkombëtare, por edhe aktorë në një marrëdhënie "dashuri-urrejtje" ndaj më të madhes, “Nënë Rusisë”.

Gazeta javore serbe, propozon tekstin dhe shënimet që janë "çuditërisht të ngjashme" me ato pak detaje që karakterizojnë marrëdhëniet sot midis sllavëve të jugut dhe Moskës. Po aq të ngjashme janë dhe parashikimet mbi gjendjen politiko-kombëtare të këtyre popujve dhe opsioneve të një federate (si ajo e themeluar nga Tito) ose e "shteteve të vogla" të vogla nën ndikimin e fuqive të huaja.

"Do të them kalimthi disa fjalë për çështjen e sllavëve të jugut. Kam një kohë të gjatë që dua ta them. Tani ne të gjithë kemi filluar të flasim për një paqe të afërt dhe aftësinë për të zgjidhur shpejt çështjen. (.) Natyrisht që është e vështirë për të vlerësuar në detaje formën konkrete në të cilën mund të shprehet kjo liri e tyre, të paktën në fillim, qoftë në formën e një federate të disa fiseve sllave të vogla ose në formën e shteteve të vogla, froni i të cilëve do të sundohet nga dinasti të ndryshme. Po ashtu ajo nuk mund të parashikoj, nëse Serbia dëshiron të zgjerojë territorin e saj, nëse Austria do të përpiqet për të shmangur këtë, sa e madhe do të jetë Bullgaria dhe çfarë do të bëhet me Bosnje-Hercegovinën. (.). Nëse në në fund, të gjitha këto shtete do të jenë plotësisht të pavarur apo më mirë nën mbikëqyrjen e një "koncerti të fuqive evropiane" duke përfshirë Rusinë (unë mendoj se këto shtete do të luten të jenë nën çatinë e një “koncerti evropian”, ndoshta së bashku me Rusinë, por të jenë aq të mbrojtur nga dashuria ruse për pushtet)” – citon lapsi.al

Sipas Dostojevskit, çdo parashikim është "i pamundur të bëhet", por historia ka treguar se dyzet vjet më vonë do të shpërthente në Sarajevë, Lufta e Parë Botërore, me sulmin ndaj Arkidukës së Austrisë kryer nga serbi Gavrilo Princip. Pas Luftës së Madhe, ishte pikërisht “Mbretëria e serbëve” që kërkoi të zgjerohet për të përfshirë Slloveninë dhe Kroacinë. Pas luftës, më në fund, nga Mareshali Tito do të ngrihej një lloj Federate që zgjati deri në shpërthimin e luftërave jugosllave dhe lindjen e disa shteteve autonome. Në vitin 1877, sipas shkrimtarit rus, “duhen pasur parasysh dy gjëra: e para është se sllavët e Gadishullit të Ballkanit, në fund do të çlirohen nga ndikimi turk. E dyta është ajo që ai “ka  kohë që kërkon ta thotë”.

Sipas Dostojevskit, Rusia "nuk do të ketë kurrë dhe nuk ka patur “njerëz kaq të aftë për urrejtje, smirë, dhe që të flasin keq "edhe madje për armikun", si fiset e sllave të Jugut”. Deklarata tingëllon si një paradoks për njerëzit të cilët gjithmonë janë parë në Moskë si një pikë referimi origjinale për lidhjet historike dhe të gjakut: një shembull është Serbia që në atë kohë, njëlloj si Bosnja, ishte nën dominimin turk .

“Ndoshta për të gjithë shekullin që po vjen dhe për të tjerë ata do të kenë frikë për lirinë dhe dëshirat për pushtet në Rusi. Ata do të shikojnë nga shtetet evropiane, do të përhapin fjalë të këqija dhe intriga kundër Rusisë. Frika se do të “gëlltiten” menjëherë nga Moska ose nga një “perandori” tjetër është në themel të tyre dhe do të bëjë që popujt sllavë të kërkojnë të mblidhen nën çatinë e tyre” – citon lapsi.al

Dostojevski është në kundërshtim me këtë pikëpamje të Rusisë.

Duhet të përgatemi për mundësinë që këta sllavë të lëshohen në Evropë, deri në humbjen e identitetit, infektimit me forma politike dhe shoqërore evropiane. (.) Do të duhet të kalojë një periudhë e gjatë europianizimi para se të kuptojnë thelbin e tyre (.). Këto shtete gjithmonë grinden mes vetes, gjithmonë do të kenë zili për njëri-tjetrin dhe do të punojnë kundër njëri-tjetrit. Dhe, sigurisht, në momentin e fatkeqësisë më të madhe gjithnjë do të kthehen në Rusi për ndihmë”.

"Pan-sllavizmi" i Dostojevskit mund të ketë dënuar politikën "e mesme" të Jugosllavisë së Titos, si dhe politikën e Serbisë së sotme që duket në fjalët e Presidentit Nikolic “si një shtëpi me dy porta të hapura njëkohësisht drejt Lindjes dhe Perëndimit” duke ruajtur lidhje të forta me Kremlinin dhe vënien si “prioritet” i politikës së jashtme anëtarësimin në BE. Sipas shkrimtarit, të viteve 800 ky tension i brendshëm, tipik për të gjithë sllavët e Ballkanit, vetëm mund të çojë në një “shpërbërje në copa” të një rajoni përgjithmonë në kërkim të identitetit të tij.

“Rusia, dhe të gjithë këtu e dinë, është e kujdesshme që të zgjerojë territorin e saj drejt sllavëve të jugut ose të bëjë aty qeveritë. Të gjithë sllavët e jugut, kanë frikë për këtë dhe madje frikë ka edhe Evropa. Do të kenë dyshime për këtë edhe për 100 vjet. Zoti e shpëtoftë Rusinë nga këto ambicie.

/Lapsi.al marrë nga “Nedeljnik”/