• |
ide | kryesore

Gjërat e çuditshme që meshkujt shohin te një femër

Arkiva, Stil
gagagag.jpg



Jo vetëm ana “A” dhe ana “B”. Dhe as sytë e kaltër, këmbët e gjata dhe flokët e prerë sipas modës. Për të tërhequr meshkujt ka edhe gjëra që konsiderohen si pak tërheqëse. Kjo sipas portalit “Superman” që ka intervistuar një grup meshkujsh. Ata tërhiqen edhe nga femrat e ngathëta, dhe që rrëzohen nga shkallët kur mbajnë kafen, citon lapsi.al. Është gruaja e ngathët e tipit të Bridget Jones. Meshkujt e intervistuar treguan se tërhiqen edhe nga femrat që mallkojnë. Dhe për të vijuar, tërheqëse janë edhe ato femra që veshin bluza për burra dhe që hanë me gojën e hapur. Kur një femër mbledh flokët dhe ul syzet sigurisht që kërkon vëmendje. Ose pushim! Por në vend të një vajze “të mirë” ka vend edhe për atë që lëshon shkëndija erotike. Vajzat mendojnë se një këmishë seksi është e mjaftueshme për të ndezur një burrë, por ato harrojnë se ka nga ata që tërhiqen nga pizhamet. Të papërmbajtshme janë edhe femrat që “harrojnë” recipetat në shtëpi dhe dalin lirshëm. Meshkujt e shfrenojnë fantazinë edhe për gratë e djersitura dhe ato që lajnë dyshemetë./lapsi.al/