• |
ide | kryesore

Dyshimet për Shekspir, i ka shkruar veprat nën efektin e drogës

Arkiva, Planet
largea_shakespeare_2338985b1439137655.jpg



Shkencëtarë nga Afrika e Jugut kanë zbuluar kanabis tek llullat e duhanit 400-vjeçare të gjetura nga gërmimet në kopshtin e Uilliam Shekspirit (William Shakespeare), duke hedhur dyshimin  se dramaturgu mund të ketë shkruar disa nga veprat e tij të famshme, ndërsa ishte nën efektin e bimës narkotike.

Mbetje nga pipat prej argjili që i përkasin shekullit të 17-të, të gjetura në kopshtin e dramaturgut, si dhe vende të tjera të qytetit Stratford-Upon-Avon (Stratford mbi Avon – vendlindja e Shekspirit) u analizuan në Pretoria duke përdorur një teknikë të sofistikuar.

Nga 24 fragmente pipash të analizuara, kanabisi u gjet në tetë mostra, katër prej të cilave u morën në pronën e Uilliam Shekspirit.

Në dy nga llullat e analizuara u gjet edhe mbetje kokaine, por asnjëra prej tyre nuk i përkiste dramaturgut të famshëm britanik.  

Vetë sonetet e shkruara nga Shekspiri, gjithsej 154, tregojnë se ai ishte nën efektet e drogës. Në sonetin numër 76, ai përmend “shpikjen e nje barishteje” ose “ kanabis”, gjë e cila mund te interpretohet se ai e përdorte kanabisin edhe ndërsa shkruante.

Në të njëjtin sonet duket se ai nuk do të preferonte ta identifikonin me “përbërësit e çuditshëm", që mund të nënkuptojë "droga të çuditshme" (ndoshta kokainë)./