• |
ide | kryesore

Aniston nuk ftoi në dasmë “miqtë” e vjetër Matt LeBlanc dhe Matthew Perry

Arkiva, Paparazzi
2B42CD9500000578-0-image-m-28_1439307969927.jpg



Do të jenë “miq” (Friends) gjithmonë edhe pse Matt LeBlanc dhe Matthew Perry nuk ishin të ftuar në dasmën e Jennifer Aniston me Justin Theroux.

“Mendoj se janë një çift i mrekullueshëm. Mendoj që ajo është e lumtur”. Kjo është ajo që ka rëndësi sipas 48 vjeçarit LeBlanc gjatë një konference për shtyp në Los Angeles.

“Nëse ajo do të donte të isha atje, unë do të isha atje. E humba dasmën kur u martua me Brad [Pitt]. Isha në Austri për punë. Më mori në telefon atëherë dhe ishte sikur të më thoshte “Më mirë mos hajde në dasmën time”. Dhe unë thoja fjalët: “U thashë që të shkurtojnë programin, por ata më thanë që është e pamundur. Sa do të doja të isha aty, por nuk mundem. Isha duke bërë një film që me  siguri nuk e keni dëgjuar kurrë”.

Nga yjet e serialit “Friends” ishin Courteney Cox dhe Lisa Kudrow në ceremoninë e mbajtur në shtëpinë e saj në Bel Air. Aty kishte pak yje të Hollywood. Mat thotë se megjithatë aktorët e Friends mbeten si një familje.

“Courteney [Cox] dhe Lisa [Kudrow] janë motrat e mia, por motra ime e vogël është Jen (Aniston). Math është vëllai im dhe David [Schwimmer] është vëllai i madh. Kjo është” – tha “Joey”.

Matthew Perry sot 45 vjeç mungoi gjithashtu në dasmë. Edhe ai u pyet për këtë çështje. “Ishte një surprizë e bukur për mua. Janë një çift i bukur dhe jam i kënaqur për ta. Unë nuk u ftova. Çfarë mund të bëja?” –tha Perry. /lapsi.al/